Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën

Shtyhet seanca e parë në gjyqin e themelit ndaj vrasësit të grave Dan Hutra. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një anëtareje të trupit gjykues.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, dëgjohet Hutra teksa i flet gazetarëve të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të mos gënjejnë.

Sakaq, ai i drejtohet dhe gazetarit Arsen Rusta teksa i thotë se nuk duhet të flas pa baza.

'Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. O Arsen ti mbahesh nga gazetarët më të mirë, nuk flet pa baza', është dëgjuar të thotë Dan Hutra në gjyq.

40-vjeçari Dan Hutra, është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët 

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët