Gjashtë persona kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51 vjeçari dhe ekzekutorin portugez.  

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje. Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh. Për 6 të shpallurit në kërkim është lëshuar urdhër arresti.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

Report TV ka siguruar foton e këtij të fundit të kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit në 11 prill, ku britaniku shihet teksa vëzhgon lëvizjet e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Ekzekutori i 51 vjeçarit, portugezi Ruben Saravia pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes ka humbur gjurmët në fshatin Gjadër pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.

Portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje. Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmeve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj. Në një ndërtesë të braktisur janë gjetur edhe rrobat që dyshohet se ekzekutori i ka përdorur për vrasjen. 

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Rrumbullaku bëri me dije se për hetimin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor që ka sekuestruar provat biologjike që provojnë përfshirjen në krim të shtetasve të shpallur në kërkim. Duke qenë se të gjithë personat që bashkëpunim për ngjarjen janë larguar nga territori i Shqipërisë, policia po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar për arrestimin e tyre.

Ndaj të shpallurve në kërkim rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Dinamika e ngjarjes:

Portugezi, Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositësit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Ndërsa Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Ardian Nikulajt tregojnë momentin kur në 11 prilli, anglezi, Steven Hunt njëri prej të shpallurve në kërkim hyn në hotel dhe gjen recepsionistin teksa flen gjumë. Që prej kësaj date, Steven Hunt ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Ardian Nikulajt deri në 19 prill ditën kur ndodhi vrasja.  Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prerë një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti teksa portugezi jashtë ambienteve të lokalit, ka marrë informacion për vendin se ku ndodhej Nikulaj dhe ka hyrë për të kryer vrasjen. 

Edmond Haxhia, një ditë pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ekzekutoi Nikulajn, vrasësi portugez hyri në Shqipëri në 14 shkurt! Qëndroi në shtëpinë e porositësit të vrasjes! Edmond Haxhia u largua një ditë pas krimit

1682539650_finalprojekt.00030520.Still034.jpg

Ruben Saraiva, shtetas portugez, është i dyshuari kryesor mes 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Ai ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq ne banesen e porositesit Edmond Haxhia, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.

Ndersa  Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qenë vëzhguesi. Ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, lajmëroi vrasësin portugez të futej brenda në lokal të ekzekutonte Nikulajn. Anglezi në orën 18:00 së 19 prillit ka prere një biletë me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po atë mbrëmje.

Edmond Haxhia, një dite pas ngjarjes, më 20 prill u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.

Ora 20:59
FOTO/ Ky është vrasësi i Ardian Nikulajt! Portugezi përshëndeti në shqip biznesmenin për ta bërë konfuz

 1682539650_finalprojekt.00030520.Still034.jpg

Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt. "Si je?" është fraza që ka përdorur Saraiva me qëllim për të bërë konfuz viktimën dhe dëshmitarët në lokal. 

 

Ora 20:05
Ja FOTO ekskluzive e porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia

1682532112_finalprojekt.00015204.Still033.jpg

Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia. Report Tv ka siguruar foton e tij. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin.

 Ai është kushëri i Lekstakajve, djalë i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Ora 20:04
VIDEO/ Ekzekutoi me 7 plumba Ardian Nikulajn, para se të kryente krimin vrasësi portugez 'ngatërron rrugën' jashtë hotelit të biznesmenit

 

Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj shfaqet në pamjet e siguruara nga Report TV disa momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51 vjeçarin.  

Ora 19:46
JA VIDEO/ 'Spiuni' anglez në hotelin e Ardian Nikulajt prej ditësh, e vëzhgonte dhe informonte vrasësin portugez! Momenti kur gjen recepsionistin në gjumë

Report TV ka siguruar videon e momentit kur shtetasi anglez, Steven Hunt ka mbërritur në hotelin e Ardian Nikulajt në datën 11 prill ku ka gjetur duke fjetur recepsionistin e hotelit.

Anglezi prej 8 ditësh vëzhgonte lëvizjet e Nikulajt dhe ka informuar autorin portugez për çdo gjë.

 

Ora 19:17
Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Ndreu: Të gjithë ata që vazhduan tallavanë politike për një grusht votash, duhet të kenë pështirë nga vetja

1674731040_Ndreu.jpg

Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.

 

Ora 19:10
Zbardhet vrasja e Ardian Nikulajt, Çuçi përgëzon policinë: Rezultate të tjera nuk do të vonojnë

1681976589_Screenshot8.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Çuçi shkruan se rezultate të tjera nuk do të vonojnë.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal. 

Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. ", shkruan ai.

Ora 19:07
Ishte kthyer nga Anglia para disa muajsh, Edmond Haxhia përgatiti gjithçka nga gjetja e motorit te plani i ekzekutimit

1682528881_Capture.JPG

Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai ishte ktyer në Shqipëri para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.  

Ora 18:55
Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve

1682524882_Screenshot3.jpg

Zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve në vrasjen e Nikulajt. Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh. Vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Ai ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh. 

Edmond Haxhia

Ruben Saraiva

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

Ora 18:50
Vëzhgonte lëvizjet e Ardian Nikulajt në hotelin e tij, Report TV siguron foton e britanikut të përfshirë në vrasjen e biznesmenit

1682527851_finalprojekt.00023319.Still033.jpg

Report TV ka siguruar foton e njërit prej britanikëve të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Steven Hunt është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit.

Ora 18:03
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Rrumbullaku: Ekzekutori, portugez! 6 shtetas të huaj të përfshirë, mes tyre një shqiptaro-britanik

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bën me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Ardian Nikulajt. Ai u shpreh i sigurt se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një portugez i cili ka bashkëpunuar me 5 shtetas të tjerë të huaj. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptaro-britanik dhe një grua. 

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë me qëllim zbardhjen e autorësisë së ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan si provë materiale, gëzhoja të armës së zjarrit, celulari ‘Iphone’ dhe prova të tjera biologjike. Njëkohësisht grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta proceduriale, këqyrjes së itinerarit të autorëve para dhe pas ngjarjes së rëndë. Janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar nga momenti i organizimit dhe dinamikat e përshkruar nga shtetasit e përfshirë. Nga veprimet janë siguruar provat që u përkasin këtyre autorëve.

Për kryerjen e krimit, është dokumentuar përdorimi i tyre për një periudhë kohore të gjatë para kryerjes së vrasjes. Janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar si autorë për vrasjen.

E.H, me shtetësi shqiptare dhe britanike

R.R.S, shtetas portugez

H.H shtetas britanik

H.B shtetase britanike

H.M shtetas britanik

S.P.H shtetas britanik"-tha Rrumbullaku.

Ora 17:24
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ekzekutori një shtetas portugez, shpallet në kërkim nga Policia

1682070974_finalprojekt.00015816.Still033.jpg

Një portugez është i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.  Ai është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit. Urdhër ndalimi është marrë nga Gjykata. 

Ora 11:16
Vrasja e Ardian Nikulajt, si nisi përplasja me fisin Lekstakaj për furnizimin me 1000 lekë karburant

1681983900_1681910477finalprojekt.00013611.Still033.jpg

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura,