Vrasja e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën

Vrasja e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën

Behar Sofia dhe foto nga momenti i vrasjes në 2021-shin

Edhe pse në arrati, Gjykata e Posaçme do të nisë të hënën gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, i dyshuar nga SPAK, si një nga organizatorët dhe porositësit e vrasjes së shtetasit Behar Sofia, në 25 shkurt 2021 në Tiranë. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, më e rënda ajo e vrasjes me paramendim si dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.

SPAK shkoi drejt identifikimit të shtetasit Jemin Shera, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin. Ky i fundit aktualisht duke u gjykuar bashkë me 3 persona të tjerë të arrestuar, të cilët ndihmuan Ernejt Shytin të kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.

Shyti, një i ri i cili pas identifikimit vendosi të flasë për drejtësinë dhe tregoi se si për vrasjen e ndodhur iu premtuan 50 milionë Lekë, por që nuk arriti t’i merrte. Në procesin, i cili po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Shyti rrëfeu për treshen gjykuese se si kishte nisur plani për ekzekutimin e Sofisë pas kërkesës së bërë nga shtetasi Xhulio Visha, miku i tij.

Viktima u ndoq për disa ditë në itinerarin e lëvizjeve që bënte dhe gjatë kësaj kohe, i riu i identifikuar nga rrobat që hodhi gjatë arratisjes, bënte prova me armën e zjarrit, pasi nuk e kishte përdorur me parë. Ernejt Shyti gjithashtu ka treguar se të njëjtët persona të akuzuar në këtë vrasje, kishin në plan të kryenin edhe ngjarje të tjera me pagesë./Tv Klan

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur