Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu
Greku Eftimius Eftimiu dhe viktima Devi Kasmi
Tiranë- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit të ushtrisë greke, Eftimius Eftimiu (Efthimious Efthimiou), i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë.
Rekursi është rrëzuar, duke lënë në fuqi kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i datës 1 Mars 2021.
Shtetasi grek kërkonte rrëzimin e vendimit të dy shkallëve, pasi mohonte autorësinë e krimit që sipas hetimeve ishte i paguar dhe organizuar nga një grup kriminal shqiptar në Greqi, me motiv larjen e hesapeve dhe hakmarrjen për hesapet e biznesit ilegal të drogës.
Si organizator i grupit u akuzua dhe dënua në mungesë Aurel Hoxhallari, i dënuar po përjetë nga GJKKO, në Maj 2023, kurse hetimet u ndoqën nga SPAK, pasi bëhej fjalë për grup të strukturuar kriminal.
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion e dënoi shtatorin 2020 ish-specialin e ushtrisë greke Ethimious Efthimiou me burg përjetë. mes të dënuarve ishte edhe Elton Halipaj, me 33 vite burgim.
Ai vrau Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.
Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD, dhe një armë automatike.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
76.3%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor, 16:44
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor, 16:33
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Transformohet lagjja e Balshajve, Veliaj: Periferia me të njëjtën cilësi punimesh si në qendër, rritet vlera e pronës
4 Dhjetor, 14:59
-
Skënderbeu - Tirana, Gugash Magani: Gabimin e derbit e përmirësojmë në Korçë
4 Dhjetor, 14:52
-
Ndeshja me Partizanin, Edlir Tetova: Terreni e bën të vështirë, Egnatia kërkon tri pikët në kryeqytet
4 Dhjetor, 14:20
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
Tiranë/ Shpërndarja e drogës në zonën e Kombinatit, në pranga 47-vjeçari, nën hetim adoleshenti që e bleu (VIDEO)
4 Dhjetor, 12:31
-
Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet
4 Dhjetor, 12:19
-
Inceneratori i Fierit, përfundon shqyrtimi në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 19 Dhjetor! SPAK kërkon shpalljen fajtor të Bllakos dhe për shpërdorim detyre
4 Dhjetor, 12:06
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim
4 Dhjetor, 10:25