Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës përcollën ngushëllime për vrasjen në krye të detyrës të efektivit Enea Mekolli në Maliq duke kërkuar dënim maksimal për autorin. Solidaritet më të lartë në emër të shtetit shprehu Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
‘Policia e Shtetit nuk do të zmbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë. Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkroi Begaj.
Në ngushëllimin e tij Kryeministri Edi Rama kërkoi ndëshkim maksimal për autorin.
"Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkroi Rama.
Në nisje të seancës plenare, Kuvendi i Shqipërisë nderoi dëshmorin e atdheut Enea Mekolli.
“Policia i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve. kush ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit ka ngritur dorë kundër shtetit. Drejtësia duhet të veprojë me forcë dhe dënim maksimal ndaj autorit. kërkojmë mbajtjen e 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i rënë në krye të detyrës dhe i sapo shpallur dëshmor i atdheut”, tha Rama.
Pasi vizitoi në spital policin e plagosur, Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari tha se për ngjarjen ka nisur hetimi i thelluar.
Përballje me forcën e ligjit për autorin kërkoi zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë të regjistruar sot ku efektivi i ‘Shqiponjave’ Enea MEkolli ndërroi jetë në krye të detyrës ndërsa kolegu i tij Edison Adri mbeti i plagosur.
Koçiu shkruan se sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cenim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndërsa shton se drejtësia të përgjigjet me forcën e ligjit.
Reagimi i Albana Koçiut
Humbja e jetës së efektivit të Forcave të Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, në krye të detyrës gjatë operacionit policor në Maliq, është një ngjarje shumë e rëndë dhe një humbje e madhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë në vend.
Sulme të tilla ndaj punonjësve të policisë janë të papranueshme dhe përbëjnë një cënim të drejtpërdrejtë të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj drejtësia do të përgjigjet me të gjithë forcën e ligjit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dëshmorit Enea Mekolli, kolegëve të tij dhe gjithë trupës së Policisë së Shtetit.
Njëkohësisht, i urojmë shërim të plotë dhe sa më të shpejtë efektivit Edison Adri, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar mbajtjen e 1 minutë heshtje për rënien në krye të detyrës së efektivit të policisë së shtetit Enea Mekolli gjatë një operacioni sot në Lozhan dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.
“Gjatë një operacioni të vështirë për kapjen e një personi shumë të kërkuar, i cili prej vitesh i ishte fshehur forcave të policisë në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte mundur t’u shpëtonte rrethimeve, ka rënë në krye të detyrës efektivi i Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër koleg i tij është plagosur. Autori, pasi ka hapur zjarr, ka mbetur i plagosur dhe është vënë në pranga nga policia.
Rëndësia e detyrës që mban uniforma e policisë duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë ndaj respektit për punonjësit e policisë. Policia i shërben dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve. Policia e Shtetit ka derdhur gjak në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i vetë shtetit; kush ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit ka ngritur dorë kundër shtetit.
Qëndrojmë sot me respekt dhe mirënjohje para sakrificës së dëshmorit të atdheut Enea Mekolli. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe po ashtu urojmë për shërim sa më të shpejtë për efektivin e plagosur. Drejtësia duhet të veprojë me forcë dhe dënim maksimal ndaj autorit, ndërsa mirënjohja dhe respekti ynë shkon për Policinë e Shtetit që përballet me rrezikun në shërbim të qytetarëve.
Në emër të PS kërkojmë mbajtjen e 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i rënë në krye të detyrës dhe i sapo shpallur dëshmor i atdheut”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për vrasjen e efektivit në Maliq të Korçës dhe plagosjen e një tjetri. Ai thotë se e dënon aktin dhe beson te dënimi maksimal i autorit.
“I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur”, shkruan Bardhi.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri në Lozhan të Maliqit.
Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit ndërsa shton se Policia e Shtetit, do e kthejë këtë dhimbje në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë.
“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!
I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.
Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, tha presidenti Begaj.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas vrasjes së policit në Maliq.
“Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.
Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij. Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund”, shkruan Lamallari.
Komente







kriminelit denim maksimal nderkohe hetim te thelluar pse cedoi operacioni se ne vend qe te merren me kriminelet policia merren me protestuesit paqsor ne rirane. praktikisht dje mijra efektive to shin jashte sherbimit duke u marre me “ndeshjen” skender hitaj dhe la mallards jane pergjegjes kryesor
PërgjigjuKrimi pjellē e politikës .pastaj kur flasin politiqenrit
PërgjigjuTë rikthehet vendimi me vdekje për këdo që vret.
Përgjigju