Afro 1 vit nga rrëmbimi e më pas vrasja e Gazmend Collakut nga Durrësi, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet duke pasur si autor të dyshuar të këtij krimi, Denis Shtrazën dhe ish oficerin e policisë në arrati Ervin Dalipaj.

Krimet e rënda kanë depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin e dy të pandehurve ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se Denis Shtraza ka refuzuar të firmosë akuzën duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.

Shtraza ka pretenduar pafajësi dhe disa herë ka kërkuar lirimin nga qelia por kjo kërkesë e tij është refuzuar.

Gazmend Collaku një person i njohur për policing e shtetit dhe disa herë i proceduar penalisht u rrëmbye më 7 Janar në Durrës e më pas u gjet i vrarë në fshatin Murqin të Krujës.

Shtraza e Dalipaj akuzohen për rrëmbim e torturim deri në vrasje, armbajtie pa leje si dhe përdorim të uniformave të policisë së shtetit pa leje.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com