Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj! U kërkua ndryshimi i akuzës dhe gjykimi i shkurtuar

Për herë të parë pasi vrau me dashje të riun Klodian Rasha mëngjesin e datës 8 dhjetor 2020 polici Nevaldo Hadëraj u ballafaqua në seancën e gjyqit me babain e viktimës, ku i kërkoi falje. Rezultati i hetimeve të prokurorisë e pranoi edhe gjykata e cila kaloi çështjen në gjykim.

Hadëraj kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila gjykata u tërhoq për tu shprehur në një moment tjetër, kur çështja t'u kaloj treshes së gjyqtarëve.

Ndërsa Qazim Rasha në përfundim të seancës tha se historia e tij s'duhet t'i ndodh asnjë djali e vajze shqiptare.

"Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim", tha Qazim Rasha. 

Avokati i Hadërja, Adriatik Cani kërkoi të ndryshohej akuza e vrasjes me dashje duke u kthyer në hetimin fillestar të vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.

Për minuta të tëra jashtë gjykatës qëndruan edhe të afërmit e tjerë të Klodianit, mes tyre xhaxhai dhe vëllai i tij.Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensione politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
Flet jashtë gjykatës babai i Klodjan Rashës: U vra në mënyrë makabre, tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë

Babai i 25-vjeçarit Klodjan Rasha i cili u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave "Shqiponja", Nevaldo Hajdaraj, ka folur për mediat e pranishme jashtë gjykatës së Tiranës ku u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje.

"Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim", tha Qazim Rasha. 

Ora 11:08
Kalon për gjykim çështja ndaj ish-efektit që vrau Klodjan Rashën! Mbrojtja kërkoi ndryshim të akuzës dhe gjykim të shkurtuar

Kalon për gjykim çështja e ish policit të shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj. Avokati i ish policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve teë mbrojtjes seë nevojshme

Ndërkohë që gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë