Zbulohet emri i vrasësit të Nardit të Bujtinave, u arratis në Mal të Zi

Kristjan Sulaj (Martini) është personi që sipas policisë së Shkodrës ka ekzekutuar një javë më parë në Shkodër, Ferdinand Polinë, të njohur ndryshe edhe si Nardi i Bujtinave në Theth.  Autori, që është ende në kërkim nga policia dhe dyshohet se është arratisur përmes Muriqanit në Malin e Zi është vëllai i Alfred Martinit, i cili u arrestua para dy ditësh së bashku me dy vëllezërit Toma që akuzohen për bashkëpunim.

Tre të arrestuarit për bashkëpunim dolën sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë dhe u lanë në burg pa afat, pasi sipas grupit hetimor i siguruan makinën, armët dhe kushtet për t'u arratisur autorit. Report Tv zbardh edhe dëshmitë e tre personave të arrestuar sot para gjykatës, të cilat kanë qenë kontradiktore.

E ndërsa dje Alfred Martini deklaroi se ia kishte dhënë makinën vëllait, Kristjanit, por pa ditur se cfarë do të bënte, sot ka dhënë version tjetër për ngjarjen. Vëllezërit Toma janë shprehur se i dhanë makinën tip 'Audi' vëllait të Alfredit, pra autorit të vrasjes, por nuk e dinin se cfarë kishte planifikuar, ndërsa më pas makinën ua kishe sjellë Alfredi. "Ia dhamë makinën Kristjanit, por pa e ditur se cfarë kishte planifikuar. Makinën më pas na e solli vëllai i Kristjanit, Alfredi" thanë vëllezërit Toma.

Por Alfredi ka kundërshtuar duke thënë se në momentin që u kanë kthyer makinën dy vëllezërve Toma kanë qenë të dy, së bashku me Kristjanin, i cili ndodhet në arrati. Kristjan Sulaj (Martini) nuk rezulton person me precedent penal në policinë e Shkodrës, ndërsa ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ekzekutimi dyshohet se ka qenë me porosi, ndërsa pistat ku po hetohet është e shkuara, referuar dënimit në Itali për trafik droge. Polia u ekzekutua me breshëri para një jave në Shkodër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm