Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë

BRITANI E MADHE- Gjykata britanike ka vendosur që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin.

Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Ndërsa për Steven Hant për momentin nuk është marrë një vendim, pasi është diagnostikuar me kancer. Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ishte truri organizmit dhe krijimit të kushteve për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

letër garanci thuhet se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes vepër penale e cila dënohet me 30 vite burg deri burg përjetë. Megjithatë ky nuk është fundi i një procesi 15 mujor nisur në Maj 2023. Pala mbrojtëse e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve ka shuma gjata që ta apelojnë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë Royal Court of Justice.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SPAK po heton, si u shitën me korrupsion 5 pasuri kombëtare turqve të shoqërisë KURUM

Spahiu: SPAK po heton, si u shitën me korrupsion 5 pasuri kombëtare turqve të shoqërisë KURUM