REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Do shpallet 'Dëshmor i Atdheut'! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

TIRANË- Nënkomisari Saimir hoxha, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Kjo u bë më dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili në një dalje për mediat tha se tashmë kanë nisur procedurat.

Vetëm një orë pas vrasjes, Komisioni i Sigurisë Kombëtare, e nisi mbledhjen e parë me një kërkesë të demokratëve për një minutë heshtje në nderim të oficerit të policisë, Saimir Hoxha. Por, kjo kërkesë nuk gjeti mbështetjen e mazhorancës.

Vrasja e Saimir Hoxhës solli reagime të shumta, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ngushëlluar familjen e viktimës, bëri thirrje për drejtësi. Ngushëllime për këtë ngjarje, ka përcjellë edhe Partia Demokratike nëpërmjet Enkeled Alibeajt, i cili e quan vrasjen, një ngjarje të paralajmëruar.

Ndërkohë, ministri i drejtëisë, Ulsi Manja, teksa ka shprehur ngushëllimet, thotë se kjo ngjarje nuk e mposht rrugën për të vendosur drejtësinë. 'Mik i panjohur, prehu në paqe', kështu ka reaguar, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas ngjarjes së rëndë që i tronditi të gjithë.  

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në një mesazh në ‘Twitter’, bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes, dhe vënien e autorit para drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Saimir Tahiri reagon për vrasjen e oficerit: Prehu në paqe miku im i panjohur, pagove me jetë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Përmes një postimi Tahiri shkruan se ai do të jetë një yll në murin e kujtesës dhe në ndërgjegjen tonë.

“Prehu në paqe miku im i panjohur. Pagove me jetë, shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve! Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjen tonë gjithashtu”, shkruan Tahiri.

Ora 20:35
Vrasja nënkomisarit në Lezhë, ministria e Drejtësisë: Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë

1632833867_hoxharama.jpg

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar për herë të parë për vrasjen e oficerit Saimir Hoxha. Ai shkruan se kjo ngjarje nuk mposht rrugën për të vendosur drejtësinë.

“Trishtim dhe hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, mbrojtës i rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë! Lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë. Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë”, shkruan Manja.

Ora 20:07
Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Saimir Hoxha pjesë e grupit të kontrollit të territorit për kanabis! Kanë nisur procedurat për ta shpallur 'Dëshmor të Atdheut'

Nënkomisari Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditë ne sotme, do të shpallet "Dëshmorë i Atdheut". Kjo u bë me dije nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha në një deklaratë për mediat se kanë filluar procedurat. Ministri thekson se autori Aldi Rama u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë, ndërsa Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

"Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. 
Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë. 
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik. 

Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij. 
Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm. 

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai.  Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë. Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit", tha Çuçi. 
 

Ora 15:14
Vrasja e policit në Lezhë, Kim: Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve! Mirënjohës për heroizimin e tyre! Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e policisë së Shtetit, për humbjen e familjarit dhe kolegut të tyre, e ndërsa bën thirrje që autorët të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe reaguesit e tjerë të parë përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, shkruan Kim.

Ora 14:30
Vrasja e nënkomisarit/ Ministria e Brendshme: Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit

1632821343_saimirhoxha.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha.  Çuçi shprehet i tronditur dhe angazhohet se autori do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit.

"I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë", shkruan Çuçi. 

Ora 13:42
Vrasja në detyrë e oficerit të policisë, reagon PD: Tragjedi e paralajmëruar, policiët janë braktisur

1624353157_alibeaj.jpg

Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj , Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku u vra oficeri i krimeve, Saimir Hoxha.

Alibeaj ka shkruar në Facebook se kjo është një tragjedi e paralajmëruar, pasi sipas tij prej vitesh punonjësit e policisë janë braktisur nga shteti.

"I shprehim ngushëllimet tona familjes së nën/komisarit të policisë, Saimir Hoxha, të vrarë sot në detyrë, teksa kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit.  Fatkeqësisht kjo është një tragjedi e paralajmëruar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. 

Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona.

Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimtare e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare", shkruan Alibeaj.

Ora 12:26
Vrasja e policit në Lezhë, reagon Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, të kapen sa më parë autorët! Lufta kundër drogës të jetë prioritet

1629703775_IlirMetaPresidentDeklarate.jpg

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës. Kështu është shprehur përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ai ka kërkuar kapjen sa më parë të autorëve.

"Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit! Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë", ka shkruar Presidenti Meta.

Ora 11:47
Opozita në Komisionin e Sigurisë kërkon 1 min heshtje për policin e vrarë në Lezhë, Salianji: Atentat ndaj shtetit! Naço: Mos të përdoret për kapital politik

Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar një minutë heshtje për policin e vrarë sot në Lezhë në krye të detyrës.

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço tha se i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe se kjo mos të përdoret për kapital politik, ndërkohë që nuk u mbajt 1 minut heshtje.

‘Besoj se është një nga ngjarjet më të rënda. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe mos të përdoret për kapital politik.’- tha Naço.

Salianji tha ky ishte një atentat ndaj shtetit dhe kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut.

“Sot ka ndodhur një nga ngjarjet më të renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetës në krye të detyrës e një efektivi të ndershëm, nga të paktët që lufton realisht krimin dhe gjendjen e përhapur të kanabisit dhe drogës anë embanë Shqipërisë. Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut dhe ne që jemi të pranishëm fizikisht nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojmë ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojmë sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.”- u shpreh Salianji.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ulen në tryezë Rama e Basha për të diskutuar për vettingun e politikanëve?

Komento

Komente

  • reni: 29/09/2021 07:41

    Te vraposh ta besh deshmor, si me thene i lame duart.

    Përgjigju
  • tori: 28/09/2021 15:35

    Thjesht ai ishte militant i PD.POLICIA GABOJ.ATIJ I DUHEJ HEDHUR KAVANOZ ME BENZIN E TA KISHIN DJEGUR TE GJALLE.Do ishte mire te eliminohen nga policia tipa te tille. Ja pse POLICIA duhet perkrahur ne detyren e shejte e teper te rrezikeshme per te.Ajo ne cdo moment eshte ne mprojtje te rendit e ligjit e rrezikuar maksimalisht ne cdo moment me jete. AJO eshte perball turma halabakesh e gazetaresh amoral qe servirin foto apo filmime te papershtareshme e dashakeqese puplikut, qe poshtrojne e nenvlevtesojne ato. Ja pse populli duhet perkrahur me te gjitha mendyrat policin e shtetit sepse ajo gjithemon eshte ne kryerjen e sherbimit e gjithemon e rrezikuat me jeten sepse gjithemon e ne cdo rast jane te rrezikuar nga element terrorist,hajdut,manipulator,provokues e patjeter element amoral qe lirin e shtypit e perdorin per deskrititimin e policis duke prezantu ne organet e medias apo ato televizive fotografi apo filmime maksimalisht keqedashese

    Përgjigju
    • Loni: 28/09/2021 23:21

      Po ju mo cfàre Po beni!? Se mir leta spo I mbrojne!? Or degjenerata politike nga te gjitha anet! Neveri e gjalle!

    • Eri: 28/09/2021 23:21

      I poshterojme policet ne sy te publikut me ndihmen e gazetareve dhe te portaleve per disa kiklime.Ne vend te respektohen i perbuzim,i nenvlersojme.Ne nje vend te BE-se po prisja ne rradhe qe te beja nje pagese dhe nje polic vetem se ishte me uniforme doli para te gjitheve neve qe prisnim ne rradhe.



×

Lajmi i fundit

John

Helmimi i krutanëve/ Bakiu: Kryebashiaku Artur Bushi të japë dorëheqjen, Alibeaj: Mbi 1200 të helmuar