Dy javë pas ekzekutimit të punonjësit të FNSH-së Shkodër Xhulio Prela, policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Autoritetet kanë arrestuar 26-vjeçarin Nikoll Shernikun pasditen e djeshme (19 dhjetor)  ku u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë arrest me burg të dhënë nga gjykata e Lezhës në mungesë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një person tjetër, B.Martinaj i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e 26-vjeçarit në aksin rrugor Lezhë-Milot në zonën e Gajushit. Ky i fundit është kushëriri i Ervis Martinajt, një emër i njohur për autoritetet shqiptare pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut.

Policia njofton se Prela dhe 2 personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës. Burime për Report Tv thonë se mbetet akoma e paqartë se kush e ka filluar konfliktin i pari, i cili çoi deri në ekzekutimin e 26-vjeçarit Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.

Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur.

Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Vrasja e Xhulio Prelës, shpallet në kërkim kushëriri i Ervis Martinajt

1559731123_martinaj.jpg

Personi i cili është shpallur në kërkim nga policia si bashkëautor në vrasjen e Xhulio Prelës është B.Martinaj, kushëriri i biznesmenit Ervis Martinaj.

Ky i fundit është një emër i njohur për autoritetet shqiptare pasi ka qenë i përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut. Biznesmeni mbeti i plagosur në qafë, ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Ora 10:15
Ky është Nikoll Sherrniku, autor i dyshuar i vrasjes së Xhulio Prelës! U arrestua nga policia

1608455721_nikolli.jpg

Ky është 26-vjeçari Nikoll Sherrniku, personi i arrestuar nga policia si autori i dyshuar i ekzekutimit të Xhulio Prelës në aksin Lezhë-Milot në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën që ai dyshohet se ekzekutoi Prelën ka pasur ditëlindjen.

(Foto e 8 viteve më parë)