Vrasja në Laç/ Lamaj 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë! S'doja të vrisja njeri! Konflikt me pronarin, s'më jepte borxhin e më shante (VIDEO)

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Eduart Lamajt, autorit të vrasjes së dyfishtë në Laç. Lamaj është shprehur se nuk ka pasur qëllim që të vriste as me Paulin Gjergjin dhe as me Bujar Likën, por me pronarin e hotelit, Ilirjan Allamanin. Me këtë të fundit, Lamaj tregon se ka pasur konflikte në Itali për drogë.  

“Unë konfliktin nuk e kam pasur as me Paulinin as me Likën. Kam pasur konflikt të mbartur për borxhe me Ilirin pronarin e lokalit, e kemi pasur në Itali konfliktin, për punë borxhesh për drogën. Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, i dënuar në Itali, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Ia kam kërkuar disa herë Ilirit lekët, por nuk mi ka dhënë, por jemi sharë e më ka ofenduar. Sapo kemi hyrë në lokal jam qëlluar nga një person që nuk e njihja, dhe në momentin që jam qëlluar jam rrëzuar, kam filluar dhe unë të qëlloj për vetëmbrojtje. Unë u kam kërkuar ndihmë ", mësohet të ketë thënë Lamaj.

Megjithatë, burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo dëshmi e Lamajt nuk i ka bindur efektivët e policisë dhe Prokurorisë. Kjo pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bashkëpunëtorët e Lamajt, kanë mbajtur të neutralizuar në makinë fëmijët e Paulin Gjergjit. Për këtë arsye vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Eduart Lamaj


Lajmi kryesor:

Njëri shofer, tjetri me Lamajn në krah, i treti 'roje'/ Autori 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë 3 shokëve (njëri djali i një polici), pronari i hotelit s'më jepte borxhin e drogës


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku