TIRANË- Për vrasjet e fundit të ndodhura në vend, në Pogradec, Vaun e Dejës, Sarandë, deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi bën fajtor kryeministrin Edi Rama!

Me anë të një reagimi, Maliqi shkruan se Rama ka qenë i paaftë dhe i papërgjegjshëm, i cili jo vetëm u ka dhënë liri kriminelëve, por ka zhytur popullin në varfëri.

Për Maliqin, rotacioni politik është i pashmangshëm me votë ose atë që quan revolucion demokratik, duke e paralajmëruar kreun e qeverisë se "fundi i tij do të jetë i dhunshëm".

"Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh.

Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres, femija i mitur i vdekur ne Sarande, vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter, djali masakron dhe i pret koken nenes se tij, krim makaber, bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit, vrasje ne Elbasan, panik ne plazhet e jugut dhe veriut, vjedhje,g rabitje etj si neper filma.

Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroi, varferoi, cpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.

Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj", shkruan Maliqi.