Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari

Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari

Foto nga vendi ku u vra 15-vjeçari

Shkodër-Zbardhet dëshmia e 15 vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e djeshme (14 tetor) në qytetin e Shkodrës

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 15 vjeçari ka deklaruar në polici se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari.

"E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në supë me thikë, unë mora thiken e tij dhe e qëllova disa herë", ka thënë autori  para policisë në kushte të rënda psikologjike.

Viktima dhe autori njiheshin pasi ishin në një lagje. Sipas të dhenave në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një femijë tjetër i vogël, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Kur ndodhi vrasja?

Ngjarja tragjike ndodhi (14 tetor 2024) rreth orës 19:30 të  në lagjen “Skenderbeg”, të qytetit. Pasi 15 vjeçari e qëlloi me thikë disa herë bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjoni, u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në rrugë.

Sipas hetimeve të policisë thuhet se gjithçka nisi pas një sherri.

Më pas ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Vetëm tre orë më pas blutë e Shkodrës bën të mundur kapjen dhe identifikimin e autorit të mitur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)

Grup i strukturuar kriminal dhe kultivim kanabisi, GJKKO dënon me 11 vite burg në total 2 të akuzuarit! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)