Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj u njoh këtë të enjte me pretencën e prokurorisë gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit. Ai dëgjoi në heshtje prokurorin, teksa artikuloi kërkesën për dënimin me 25 vite burgim.
Paplekaj akuzohet për vrasjen e ekspontentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Përplasja e armatosur ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, në lagjen 5 Maji të Elbasanit. Një strukturë e paligjshme që kishte ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për Partine Socialiste. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje kishin mbërritur forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj janë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.
Dy vite nga ngjarja e rëndë, gjyqi është drejt fundit në Shkallën e Parë të Gjykatës së Elbasanit, ku prokuroria kërkon dënimin e Paplekajt me 25 vite burg. Gjithashtu për dy ish-zëvendrejtotrët e policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi prokuroria kërkon dënimin me nga 16 muaj shërbim prove. Pas pretencës, në seancën e radhës do të kenë mbrojtjen avokatët e Paplekajt e më pas pritet vendimi i Gjykatës.
Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
-
PO KUR DO TE DENOHET NDONJERI ME BURG TE PERJETSHEM KUR KRYEN NJE VRASJE... KY KRIMINEL DO KALBUR NE BURG DHE TI HEDHESH CELSAT NE LUM
Përgjigju -
Eheee.. reforma në drrejtësi ësht bo për popllin hallexhi se kta të politikës sbohet llaf të dënohen me nai të përjetshëm
Përgjigju -
Ehee. Reforma në drrejtsi është vetëm hallexhinjtë se për kto horra e politikës nuk ka dënimw
Përgjigju -
Mjere ai qe iku dhe mjere dhe ky qe shkaterroi families e vet. I lumte politikes qe i perdor.
Përgjigju -
Kaq pak per nje kriminel politik profesionist?!
Përgjigju -
Mos te denohet asnje dite! Hoqi qafe nje horr!
Përgjigju-
Po gaz bytheñ pse e lene te lire.
-
Te hekt qafe dhe ate qe te dhemb me shum ty. Ky kriminel me rroga te mira ca dote ne elbasan me vra njerz ??? Pse nuk rriti femijet e vegjel?? Apo donte me shpetu gazin dhe pd ?? Ja ku jan sot , ti rroj burgu
-







Komente
Komento