TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet ndaj 30-vjeçarit David Qosja dhe kërkon nga gjykata dënimin e tij për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra, 4 muaj më parë në Torovicë të Lezhës.
Personi pas kafazit të hekurt është 30 vjeçari David Qosja, i cili 4 muaj më parë kishte një tjetër pamje teksa u vu në pranga nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të drejtorisë Shkodër.
Qosja nuk shprehu pendesë para gjykatës për krimin e kryer ndërsa mbrojtja e tij nuk kërkoi gjykim të shkurtuar.
Prokurori Blerim Tominaj renditi në seancën e parë ndaj Qoses rrethanat e faktit nga të cilat rezulton se vrasjen e policit Qosja e ka kryer me dashje dhe veç kësaj ka tentuar të vrasë dhe 2 efektivë të tjerë, të cilët i ka plagosur.
Për rrezikshmërinë e Qosjes, i cili qëllonte në ajër me automatik dhe terrorizonte banorët rezulton se policia e është njoftuar nga komshinjtë e 30 vjeçarit, të cilën kanë kërkuar arrestimin e tij pasi ndiheshin të rrezikuar.
Nga ekspertiza psiqike David Qosja ka rezultuar mendërisht normal ndërsa avokatja e tij kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë kjo e cila nuk u mor parasysh.
Më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, sot ‘Dëshmor i Atdheut’.
30-vjeçari për krimin e kryer më 2 shtator 2016 rrezikon burgim të përjetshëm ndërsa në seancën e parë ndaj tij ai u paraqit krejt i vetëm pasi asnjë prej familjarëve të tij nuk ishte i pranishëm.

( David Qosja, foto e bërë pas arrestimit në Shtator 2016 )

( David Qosja, foto e bërë në seancën gjyqësore - Janar 2017 )

Ardian Kodra, efektivi i policisë i cili u vra nga David Qosja
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO