Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari Zyhdi Shehi nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës

Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari Zyhdi Shehi nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës

Zyhdi Shehi

Pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për shtrim në psikiatri të Zyhdi Shehit, 78-vjeçari që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës Virxhil Veshon, me bastun pak ditë më parë, në fakt i moshuari është akomoduar në burgun e Lezhës.

Burime bëjnë me dije, se Policia e Shtetit, edhe pse i është vënë në dispozicion dokumentacioni për akomodimin e Shehit te Spitali i Burgut, nuk e ka zbatuar dhe dërguar Shehin në Lezhë.

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me shkresë Bllokut të Sigurisë për akomodimin e Shehit në Spitalin e Burgjeve, urdhër që nuk është ekzekutuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 gusht brenda ambienteve të azilit privat në Tiranë. Shehi dyshohet se e goditi disa herë shokun e tij me bastun në kokë, duke e lënë të vdekur.

2 infermierët, kur konstatuan ngjarjen nuk njoftuan policinë, duke supozuar se 82-vjeçari u rrëzua dhe vdiq, dhe për këtë arsye njoftuan agjencinë funerale. Po Agjencia funerale kur hapi trupin për ta pastruar konstatoi shenja dhune e gjaku dhe e ktheu sërish trupin në këtë azil.

Vetëm në këtë moment u njoftua policia, e cila pas disa orësh prangosi infermieret.

Kërkesa e avokatit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2024 02:11

    Po pse kush na qenka Zyhdi Shehi qe te meritoje shtrimin ne spital burgu?! Mos eshte zyrtar i larte apo shef policie si Tushe e Brecani e disa te tjere qe s'na kujtohen emrat per momentin,apo si disa kriminela VIP?! Keta poo, e kane merituar shtrimin se jane /koka te medha/! Po nuk u kujdesem per rehatine e ketyre,per ke do te kujdesemi,per Zyhdiun me shoke?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja