Marjus Dema, 28-vjeçari i cili vrau shokun e ngushtë Mehmet Qema, me armë zjarri, tek rruga ‘5 Maji’ në Tiranë, është lënë i lirë. Pas ankimit të Marjus Demës, të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e dënoi me burg, Gjykata e Apelit ka zëvendësuar masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për të riun.

'Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua. Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur: -Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi: -Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane - Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”.'- njofton për mediat gjykata Apelit.

Në dëshminë e parë pasi u vetëdorëzua në polici, Marjus Dema mes lotëve tha se i vinte shumë keq për shokun e tij pasi nuk donte ta vriste, por ngjarja ishte aksidentale pasi nuk e dinte që ishte e mbushur.

27-vjeçar Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool në lokalin e autorit, më 10 maj të këtij viti. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Arma e krimit tip pistoletë u dërgua në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Në videon e siguruar nga Report Tv pak minuta para se të ndodhte vrasja, dukej 28-vjeçari Marjus Dema, i cili kishte marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë. Mësohet se kur e ka qëlluar Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal.

Njoftimi

1627399062_1620713709marjus.jpg

Mehmet Qema dhe Marjus Dema