Andrew Stern, burri i modeles dhe ish-pjesëmarrëses së “American Next Top Model” ka bërë vetëvrasje vetëm disa javë pasi ajo është fotografuar dukë vallëzuar në lokalet e natës në Festivalin e Kanës me Leonardo Di Caprio dhe yllin Adrian Greiner. Sipas policisë burri i modeles, Andrew Stern qëlloi vetën me armë në kokë në poligonin e qytetit.
Biznesmeni 40 vjeçar ishte i martuar me Katie, por çifti ishte në procesin e divorcit.
Sipas vetë aktorit Di Caprio edhe pse kishin kaluar kohë atë natë në një ndër klubet e natës në Kanë ai dhe Katie janë larguar ndaras dhe se asgjë nuk ka ndodhur në mes tyre.
Në pyetje janë marrë dhe shokët e tij por dhe vetë Katie.
Andrew Stern përveç depresionit dhe stresit që i kanë shkaktuar thashethemet për lidhjen e saj me dy yjet televiziv dyshohet se ai kishte edhe probleme financiare./Kosovapress/
(Modelja Katie Cleary me aktorin Leonardo di Caprio)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)