Një grua 37-vjeçe nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey në Zvicër.
Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar, shkruan media zvicerane Blick.
Gjatë ditës së premte, shtetasi kosovar 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.
Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.
Partneri i saj, i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Viktima është nënë e 4 fëmijëve.
Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1146
Lajme të tjera
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë
17 Prill, 14:24
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë
10 Prill, 16:33
-
Bilanci i prokurorisë së Përgjithshme për 2023: Krimi ka pësuar ulje! Në krye të listës Vlora, koeficientin më të ulët Dibra (Harta)
7 Prill, 20:36
-
Vrau biznesmenin grek, burg përjetë për grabitësin shqiptar
4 Prill, 20:29
-
Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në Rubik, arrestohet 55-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi në vendin tonë
3 Prill, 11:57
-
Tiranë/ 18 vjeçari u vra për një vajzë! I mituri e goditi me thikë, shoqërohet me 3 të tjerë! Aureljo ishte djalë i vetëm! Dhimbje në 'Rrugën e Luleve'
1 Prill, 09:21
-
Pluhuri afrikan ‘pushton’ Europën, 180 mijë tonë rërë mbuluan qiellin e Zvicrës! Ja çdo të ndodhë nesër në vendin tonë
30 Mars, 19:58
-
FOTOLAJM/ Spektakël në Zvicër, pluhuri i Saharasë ‘pushton’ qiellin
30 Mars, 19:42
-
Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër
28 Mars, 16:03
-
Tronditet Kosova! Vritet i riu, plagoset shoku i tij dhe një grua kalimtare
27 Mars, 11:09