Vullnetarë të Korpusit të Paqes të SHBA-së mbërrijnë në Kosovë

/ATSH/.- Më 7 qershor në Kosovë mbërrin grupi i dytë prej 37 Vullnetarëve të Korpusit të Paqës të SHBA-së. Me këtë numri i përgjithshëm i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë do të arrijë në 60.
Vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, kryesisht në zonat rurale dhe gjithnjë në bashkëpunim me mësimdhënësit vendor.
Para se të vendosen në komunitetet ku do të punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze, vullnetarët mbajnë trajnim intensiv tre-mujor mbi gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre; pjesën teorike dhe praktike të mësimdhënies së gjuhës angleze si dhe trajnimin e detyruar mbi sigurinë dhe shëndetin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ambasada e SHBA në Kosovë në njoftimin e dërguar thekson se Korpusi i Paqes filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes Jahjaga, e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqës në shtator të vitit 2013. Që kur Presidenti John F. Kennedy themeloi Korpusin e Paqës me anë të një urdhëri ekzekutiv me 11 mars 1961 më shumë se 215,000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete mikpritëse. Vullnetarët e Korpusit të Paqës duhet të jenë shtetasë të SHBA-se.
Shërbimi në Korpusin e Paqes është një angazhim 27-mujor dhe misioni i agjencisë është që të promovojë paqen dhe miqësinë botërore dhe të kuptuarit më të mirë mes amerikanëve dhe popujve të shteteve tjera

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv një hoteli në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu