Xhamia e re, Shkreli: Basha
po shkatërron Tiranën

TIRANE- Arkitekti i njohur Artan Shkreli akuzon kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se me ndërtimin e xhamisë se re në parkun e Namasgjasë, po shkatërron parkun historik-monumental më të vjetër të kryeqytetit.

“Parku u shpëtoi ndërhyrjeve të planeve austriake e italiane, sovietike e shqiptare, franceze e zvicerane, por nuk i shpëtoi Lulzim Bashës që në një akt të paparë abuzimi me Ligjin e Trashëgimisë, godet parkun historik-monumental më të vjetër të qytetit dhe një ndër monumentet më përfaqësuese të vjetërisë dhe qytetarisë së kultit muhamedan në Tiranë... Veprimi i zotit Basha, pa marrë në konsideratë as statusin special të këtij monumenti, as planin rregullues të kryeqytetit, as zonat e gjelbëra të tij dhe as “mendimin e qytetarëve të Tiranës multikulturore” që ai kaq shumë mburret se e ka në hater është një tjetër rekord në dëmtimet e gureve të themelit që Tirana ka. Ai dhe ata që e shpurojnë, qofshin”- shkruan Shkreli, anëtar i forumit për mbrojtjen e monumenteve kulturore në komentin me titull “Ti qofsh o Lumzim Basha” të publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com.

rruga e elbasanit, 1920
Komenti shoqërohet dhe me një foto ekskluzive, ( fotoja lart) që botohet për herë të parë, të fillim viteve 1920 ku tregohen fshatarët që hyjnë në parkun e Namasgjasë, te rruga e Elbasanit, përpara se në këtë qytet të fillonin zhvillimet urbanistike.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen