Xhisiela dhe mosndëshkimi i opozitës së papërgjegjshme

Xhisiela dhe mosndëshkimi i opozitës së papërgjegjshme

Lulzim Basha

Historia e Xhisiela Malokut nga Nikla e Fushë-Krujës ka marrë vëmendjen kryesore në media prej një jave. Opinioni publik është bashkuar me dhimbjen e saj, institucionet gjithashtu. Sot jemi në kushtet që kemi dhunuesin e pretenduar nga Maloku prapa hekurave. Çështja është nën hetim dhe policia edhe pse viktima nuk e ka kërkuar, e ka vënë nën mbrojtje. Historia e saj siç mund të jetë edhe grave e vajzave të tjera në Shqipëri e botë, meriton patjetër një debat publik, për të dënuar këtë fenomen të tmerrshëm shoqëror dhe sensibilizuar mbarë shoqërinë që dhunën të mos e shohin si mjet për të zgjidhur debatet apo sherret.

Por, përtej historisë  cila ka marrë të gjithë vëmendjen e merituar, ajo që ka dalë në pah si asnjëherë më parë është pashpirtësia politike në shfrytëzimin e rasteve të tilla. Po t’i hedhësh një sy kronologjisë së trajtimit të çështjes nga opozita vë re se kjo e fundit nuk e kishte fare në llogarinë e saj viktimën Xhisiela Maloku. Ajo që opozita kishte si kryefjalë ishte ndërhyrja sipas saj e Taulant Ballës, që agresori të mos arrestohej. Edhe pse  për këtë pretendim nuk kishte asnjë provë veç dëshmisë së një ish-oficeri që kishte braktisur detyrën për të marrë azil politik, opozita sërish nuk shqitej nga sulmet politike, duke përdorur dhimbjen e një vajze për kapital politik. Njëlloj si me rastin e Babales, Partia Demokratike inskenoi një lojë komunikimi duke tentuar të ngrejë ciklon në një gotë uji.

Pasi Taulant Balla i paditi skenaristët e lojës politike duke dhënë njëherësh edhe faktet se në datë 21 korrik ai nuk ishte në Fushë-Krujë por në Pogradec, opozita e mbylli sulmin ndaj tij duke u hedhur në një tjetër degë. Sapo kuptoi se loja me ish-oficerin dhe dëshminë e tij absurde dhe kontradiktore mbaroi dhe u dekonspirua, kaloi në krahun tjetër, atë të vajtimit për viktimën.

Pyetjet që lindin janë:

Si mund ta besojë qytetari  një opozitë që hedh  akuza aq të rënda dhe kur ato dekonsirohen si të pavërteta, kalon në një akuzë tjetër duke mos mbajtur minimumin e përgjegjësisë për të parën?

Po për sulmet ndaj Taulant Ballës (apo kushdo qoftë ai/ajo që sulmohet me pa të drejtë) a mban përgjegjësi Partia Demokratike?

Ky është problemi i madh i Partisë Demokratike dhe opozitës në Tiranë, e cila jo vetëm që nuk ka takat të ngrejë një kauzë reale, por edhe kur akuzon flet aq përçart sa i kthehet gjithçka mbrapsht duke u bërë më të pabesueshme nga ç’ishte në rastin Babale.

Një opozitë e cila vë politikën përpara njerëzve dhe më pas nuk mban përgjegjësi për asgjë që nxjerr nga goja është një opozitë fallco e cila jo vetëm që nuk besohet nga qytetarët, por i bën një dëm të madh edhe atyre që përdor për politikën e ditës.

Në fund të gjithë historisë kemi dy elementë që duhen diskutuar. E para padiskutim që është elementi social i nxjerrë si konkluzion.  Shqipëria si shoqëri dhe si shtet duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur gratë nga dhuna. Ndërsa elementi i dytë është politik, ku opozita si aktore e vetme e një telefilmi që inskenoi, në fund tregoi se rëndësinë kryesore e ka politika dhe jo njerëzit dhe se në finale ajo nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë e bën./LEXO.AL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 02/10/2018 10:31

    O Lul Karabushi ti nuk vjen kurre ne pushtet,je nje i paafte me nje shkalle inteligjence poshte nivelit mesatar,je shume i vogel si njeri per tu bere i pare,dhe aty ku je nuk e meriton i ke te dhuruara nga Sali Krimineli,asgje deri sot me merite,merita jote e vetme eshte se je nje kryemashtrues ordiner.

    Përgjigju
  • Donela: 02/10/2018 10:28

    Opozite Babale me nje Kryetar Babale dihet vetem ne PD mund te gjesh,ishte Saliu,tani Luli & Monika,me keq se Babalja.

    Përgjigju
  • Alb: 01/10/2018 17:46

    Hahahaha, i paske hallall 16 sulmuesa dhe te keshilloj te mos besh femije se po moren nga inteligjenca jote...yp xhixhi

    Përgjigju
    • Konjak: 01/10/2018 22:28

      Jeni bere per te ngushelluar .Te te rroj kafka,se mendia te paska vdekur.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar