Ka dy argumente që po dëgjohen këto ditë kundër reformës territoriale. Dy argumente aq të dobëta, sa të bën të dyshosh nëse janë serioze apo satirë. Fatkeqësisht, nuk janë satirë. Janë argumente publike të njerëzve që po mbrojnë ekzistencën e disa bashkive që prej vitesh jetojnë me frymëmarrje artificiale financiare.
I pari është ky: “Po u shkrinë bashkitë, do boshatiset territori.”
E lexova në më shumë se një vend dhe, sinqerisht, mendova se ishte ndonjë lajm i rremë. Në kohën e fake news, njeriu detyrohet të verifikojë edhe budallallëkun, se mos e ka keqkuptuar. Por jo. Është argument që po përdoret seriozisht.
Pra, sipas kësaj logjike, arsyeja pse njerëzit jetojnë në këto bashki nuk qenka ekonomia, puna, infrastruktura, investimet apo cilësia e jetës. Jo. Njerëzit paskan zgjedhur të rrinë aty sepse ekziston një këshill bashkiak me disa këshilltarë dhe disa paga modeste.
O Zot… ndihmomë të gjej një logjikë për ta përtypur këtë.
Nëse do ishte e vërtetë kjo teori, atëherë këto bashki do ishin sot vendet më të populluara të Shqipërisë. Sepse këshillat bashkiakë kanë vite që ekzistojnë. Ndërkohë realiteti është brutal. Njerëziz kanë ikur. Kanë ikur pavarësisht kryetarëve, këshilltarëve, mbledhjeve të këshillit dhe vendimeve të tyre “historike”. Kanë ikur sepse aty nuk gjetën arsye për të jetuar.
Ndoshta disa këshilltarë lolalë kanë hallin e tyre. Ndoshta po flasin për largimin e vetes nga ato bashki sapo të kenë ikur nga lista e pagave publike. Këtë e kuptoj deri diku. Por ta paraqesësh këtë si hallin e banorëve është një nivel tjetër absurditeti.
Reforma territoriale nuk bëhet për të mbajtur në punë këshilltarë bashkiakë. Bëhet, ose duhet të bëhet, për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse një bashki e zgiedhur nuk ka kapacitet financiar, nuk prodhon zhvillim dhe mbijeton vetëm me transfertat e buxhetit të shtetit, problemi nuk është reforma. Problemi është vetë modeli që ka falimentuar.
Një këshill bashkiak serioz nuk duhet të na thotë: “Mos na shkrini se do ikin njerëzit.” Duhet të na bindë me projekte, me ekonomi, me turizëm, me bujqësi, me industri, me investime. Duhet të na tregojë pse ajo bashki meriton të ekzistojë si njësi zhvillimi, jo si një zyrë pensionesh që shpërndan fondet e shtetit. Nëse njerëzi ikin nga ajo bashki nuk ka kuptim të mbajmë këshillin dhe kryetarin si njësi të zgjedhura. Kush i zgjedh këta nëse njerëzit ikin se at nuk kanë se ç’bëjnë më?!
Duhet ta themi troç se gjithë kjo gurgule nuk bëhet për territorin. As për njerëzit që kanë ikur e duan të ilkin nga ato zona. Por për disa karrige dhe disa paga.
Argumenti i dytë: sipas PD, Shqipëria qenka më mirë me 100 bashki.
PD thotë se ndarja e shqiptarëve të mbetur në rreth 100 bashki do të ishte më e mirë për vendin. Por ky është slogan politik, jo argument zhvillimor.
Shqipëria është një vend i vogël, me popullsi në rënie dhe me emigracion masiv. Nuk ka asnjë logjikë ekonomike që zhvillimi të vijë nga copëtimi administrativ. Copëtimi mund ta bëjë një shërbim më afër qytetarit. Dakord. Por pyetja kryesore mbetet me çfarë parash do ta ofrojë atë shërbim?
Çfarë kuptimi kanë 100 kryetarë e këshilla të zguedhur lokalisht mga një minimum banorësh dhe financimin tua bëjë buxheti qëndror?!
Një bashki nuk zhvillohet vetëm sepse vizatohet një kufi i ri në hartë. Zhvillohet kur ka bazë ekonomike, të ardhura, investime dhe administratë funksionale. Kufijtë nuk prodhojnë para. Përkundrazi copëzimi është shumë i kushtueshëm.
Politikisht ky argument është edhe në kundërshtim me interesin e vetë PD-së. Sa më shumë bashki të vogla, aq më shumë qendra pushteti lokal krijohen dhe, historikisht, kjo ka favorizuar më shumë qeverinë sesa opozitën.
Atëherë lind pyetja, duan ta fitojnë ndonjëherë pushtetin, apo thjesht po bëjnë propagandë kundër çdo reforme sepse e propozon qeveria?
Kjo është kundërshti për inat, jo për vizion.
Reforma që mungon në debat
Paradoksi më i madh është se debati është përqendruar te bashkitë, ndërsa askush pothuajse nuk flet për qarqet.
Nëse ka një reformë territoriale që ka nevojë për diskutim serioz. Janë pikërisht qarqet, kompetencat e tyre, numri i tyre, funksioni i tyre dhe raporti me pushtetin vendor. Aty ka debat substancial. Aty ka vend për modele zhvillimi dhe organizimi territorial.
Ndërsa debati “mos na hiqni bashkinë se ikin njerëzit” është fyerje për inteligjencën e publikut.
Reforma territoriale mund të kundërshtohet. Madje duhet të kundërshtohet sepse për mua ka probleme vërtetë serioze që kërkojnë diskutim e vemendje.
Padyshim që ka vend për ta kundërshtuar me argumente serioze, me analiza financiare, demografike, ekonomike dhe administrative. Jo me përralla se njerëzit jetojnë aty vetëm për të votuar këshillin bashkiak, dhe jo me idenë se Shqipëria do të zhvillohet duke u copëtuar në gjithnjë e më shumë copëza pashallëqesh administrative.
Duhet ta mbajmë debatin aty ku duhet, te zhvillimi i territorit dhe mirëqenia e shqiprarëve në të dhe, jo te mbijetesa e disa vendeve të punës politike.
Ndërkohë kujdes: Ilirjan Celibashi ka të drejtë kur thotë se nuk ka më kohë për reformë territoriale e administrative, nëse duam të mbahen zgjedhjet e vendore…
-
Zoti Manjani duke qene jurist dhe politikan mendoni se I dini te gjitha.Reforma Administrative Territoriale nuk ceshtje numer banoresh eshte identitet, eshte rritje e demokracise sociale, eshte histori,tradite,zakon,Pushteti lokal ne te gjithe europen eshte ne dy nivele.Niveli I pare bashkia,dhe Niveli I dyte Rajonet (qarku).Hidhni nje sy sa bashki kane vendet e BE.PSH.Franca 35 mije,cekia 700,Kroacia 500 etj Cekia 10 milin banore 700 bashkia me w vogel 14 banore me e madhja Praga 1milion banore.Ja si funksion atje ..Te gjitha bashkite mbi 12 mije banore kane kopetenca te plota.ato nen 12 nuk I kane po mund ti delegojne ato te bashkite mbi 12 mije.psh atje bashkite kane ne administrim te gjithe arsimin para University.Bashkite nen 12 delegating e kesaj kopetence ja kalojne nje nje bashkie mbi 12 mije banore per emeruar,apo administruar kete kopetence.Po ashtu dhe per krrt apo organizimin e nje tenderi ku keto bashki te vogla nuk kane infrastructure e duhur njerezore.Dhe niveli I dyte esh Qarku ..ku duhet te rioganizohet me zgjedhje te drejt per drejtt te kryetarit apo keshilliit nga populli.Pra qarku duhet te jete ajo bashkia e madhe jo bashki me qender qyteti.
Përgjigju -
Te c'moj z'Manjani per argumentat qe hidhni ne tavolina opinionesh dhe gjerat troc si i thua...dhe hyn tek ato burra qe shume pak ka ne opinione por te shkrihet nje bashki si ajo e Cerrikut,mbase edhe per keq menaxhimin qe iu eshte bere,por nje qytet i mire kopletuar ne shkolla,ne spitale qe ka pasur ne ish uzina dhe"Tec",prane ish hidrocentralin e banjes,dhe me 1(nje)institut duhani,dhe 1(nje)nga SMT" me te medhaja ne vend per mirembajtjen e autokombanjave te katandiset ne kete katrahur...kjo nuk eshte dora e qytetarit dhe per kete ato duhet te rendin ne Elbasan...jo jo z'Manjani duhet treguar pak respekt per ata naftetar,metalurg sepse nuk meritojne kete ndeshkim kaq te madh qe po iu behet si ish metalurg si ish qytetar doja te ndaja me Ju"opinionin tim modest me respekt fatmiri
Përgjigju -
z. Manjani, ju jeni jurist, avokat, qe do te thote ligjet dhe nenet perkatese per cdo situate aktuale si dhe vijueshmerine e saj e bazoni ne ligje. Por qe te vertetosh nese keto ide, projekte kane vlere ligjshmerie, nje prokurori, avokati ose gjykatesi i duhen provat! Provat duhen te jene faktike, te shikueshme, te prekshme,ekzistuese, qe te analizohen, argumentohen dhe me pas te gjykohen. Kur shikoj Kullen e Kastratit ose DowntownONE, per ju Ylli ashtu si dhe per shumicen e shqiptareve qe kane vizituar New York, eshte nje reminishence ose " Nostalgjia e Lavish Life", me soapopera, fashion, llogari bankare, kabare, movie theaters etc, Nje liri qe gjithesekush me mundesi financiare mund ta enderroje, te projektoje dhe ta jetoje. Kjo Kulle reminishence e kullave Manhanite ( Manhattan) ka nje harte te Shqiperise ne arkitekturen e saj. Eshte Shqiperia paralele qe kundron Shqiperine e Kuvendit, selia e te cilit, ngrihet pikerisht tek " Achilles Heel" te Kulles Manhanite te DOWNTOWNONE. Nqs i numeron, pjeset e dala, jane bashkite, qe pluskojne ne ajrin e mosdijes ose ate te kukudhit. Kjo Kulle ka vite, qe ne themel, qe ka nje JOOOOOO, per idete e madamave dhe kukullave te silikonit, te ballsamosura, si ne muzete e madame Tusaud si dhe per veprimtarine dyshuese te kompanive qe e " sollen ne jete". Si thua z. Manjani, eshte nje prove bindese per Reformen Territoriale te Shqiperise paralele. Sa vite ka qe e keni proven para hundes?! Kush jane kompanite, qe kane ambiente ne zyrat qe lundrojne ne ajrin e kukudhit?! Aty do te marresh pergjigjen dhe me ne fund, jo vetem inteligjenca juaj te mos ofendohet por e cdo shqiptari qe vezhgon me kujdes cdo ndryshim, per te vetmen aresye qe te ruaje integritetin dhe identitetine tij personal, te familjes qe ai mbron, natyrisht dhe te komunitetit social me te cilet ka marredhenje te ndersjella. Do te ishte mbase e rende te thosha, qe mund te jete nje forme " Neocolonialismi"!? Post Scriptum: Ketu fillon puna e Prokurorit, hidhet hipoteza, dhe heto problematiken
Përgjigju









Komente
Komento