Ylli Merja: Ju tregoj sekretin si të shpëtoni nga mushkonjat një herë e mirë

Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? 

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë.

Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vijnë në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe të insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Timoli dhe karnavoli prezent tek rigoni bëjnë largimin e mushkonjave por dhe mizave nga ambjenti. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Ndërsa një tjetër mënyrë, tregon Merja, është djegia e luleve të kalendulës, eukalipsit në një vazo të vogël, tymi që ato lëshojnë bëjnë largimin e të gjitha mushkonjave nga ambjenti. Kjo është një zgjidhje perfekte për shtëpitë e plazhit. Gjithashtu një tjetër mënyrë shumë efikase sidomos dhe për fëmijët, është përgatitja e një kremi me kalendul. E kaurdisim mirë lulen e kalendulës me pak vaj ulliri, bëhet një si vaj i kuq, mund t’i hedhim dhe pak dyll blete dhe pasi ftohet me këtë masë mund të lyejmë pjesët e ekspozuara sidomos gjatë mbrëmjeve në bregun e detit dhe është e garantuar – thekson Merja, se mushkonjat nuk do ju afrohen.

Pyetjes së moderatores a zgjedhin mushkonjat kë pickojnë? Merja i përgjigjet: Thuhet se mushkonjat kanë predispozitën për të pickuar njerëzit më inteligjentë dhe gratë shtatzëna, por deri tani nuk ka një studim për këtë.

Merja tregon gjithashtu për grackat që mund t’u ngrihen mushkonjave për t’i mbajtur larg shtëpive tona “Mund të marrim shishe plastike dhe hapim dy dritare të vogla në to pak poshtë tapës me një gërshëre, me diametër rreth 2 cm. Hedhim në shishe pak birrë ose verë që mbetet si dhe rreth 150 ml uthull molle, pasi mushkonjave u pëlqen athtësia që lëshon aroma e uthullës dhe tërhiqen drejt saj. I varim këto shishe në oborrin e shtëpisë pranë një peme, në ballkon apo verandë”.

Në përfundim të bisedës Ylli Merja tregoi si të veprojmë në rast pickimi nga mushkonjat, e shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e lyejmë me propolis me rigon. Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin dhe për të çaktivizuar reaksionin këshillohet lyerja me vaj eukalipsi, trumze, vaj dafine, vaj rozmarine, vaj livando. Gjithashtu këto vajra janë shumë të mirë dhe për të parandaluar pickimin e mushkonjave duke hedhur 2 pika vaj në një krem, me të cilin lyejmë pjesët e ekspozuara të trupit.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi