Ylli Merja prezanton bimën që largon sinozitin brenda ditës, ja si duhet ta përdorni

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për sinozitin. Çfarë e shkakton sinozitin, cilat janë simptomat më të shpeshta, por dhe ato disi më të lehta dhe të fshehura. Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj problematike shëndetësore, e cila nëse nuk trajtohet kthehet në kronike dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale.

“Sinoziti është një inflamacion i hapësirave që ndodhen në pjesën e zgavrës së kockave të fytyrës. Shkaktar i këtij inflamacioni janë bakteret dhe viruset që lundrojnë pezull në ajër, ato kur depërtojnë nëpër kanalet e holla të këtyre sinuseve shkojnë dhe depozitohen nëpër qëndrat e sinuseve duke u krijuar në masën e qeskave me sekrecione, të cilat e kanë të vështirë të dalin duke qene se kanalet komunikuese me rrugët e frymëmarrjes janë shumë të holla. Për këtë problematikë mund të bëhet një trajtim me antibiotikë, por kjo nuk është zgjidhje për mendim tim” shprehet Merja, pasi vërtetë ky inflamacion apo këto qeska sekrecionesh mund të shkatërrohen e të ngordhin, por një pjesë apo bakter sado i vogël thahet dhe mbetet aty. Sëmundja përsëri ‘fle’ aty dhe nga një sëmundje e momentit mund të kthehet në një sëmundje kronike.  

Simptomat kryesore të sinuseve, ato të zakonshmet të forta janë: dhimbje fytyre, koke, presion në kokë, vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, rrjedhje hundësh lirshëm ose me vështirësi, humbje e nuhatjes, temperaturë në fytyrë ose kokë. Ndërsa simptomat më të lehta janë: këputje trupore, plogështi, dhimbje ballë-kokë-qafë, dhimbje dhëmbësh apo aromë e keqe e gojës.

Merja thekson se vendi ku shfaqet dhimbja e sinozitit është në mollëzat e faqeve, në ballë mbi vetullat, në rrënjën e hundës, në thellësi të kokës në mes. Sipas kohëzgjatjes së simptomave sinoziti akut zgjat 2-4 javë, sinoziti subakut zgjat 4 deri në 12 javë, ndërsa sinoziti kronik më shumë se 12 javë.

Specialisti i mjekësisë bimore Merja jep disa kura tepër efikase për trajtimin e sinozitit nga fazat më të lehta tek ato më të rënda, kungulli apo pjepri i egër që njihet në zona të ndryshme është ‘kirurgu natyral’ i sinuseve.

Trajtimi alternativ për sinozitin:

·        Bëjmë çdo darkë avull me çaj sinoziti duke vepruar kështu: Në 1 litër ujë ziejmë 2-3 minuta 3-4 lugë gjelle çaj sinoziti (në mungesë 6-7 gjethe ekualipsi, 3-4 gjethe dafine dhe 1 lugë rigon). Vendosim tenxheren e çajit mbi tavolinë dhë qëndrojmë mbi avull 35 cm për 10-12 minuta.

·        Pas avullit hedhim në dorë 4-5 pika propolis me rigon, 2 pika vaj dafine dhe 5 pika ujë. Thithim lëngun me hundë.

·        Gjatë ditës sprucojmë në dorë nga 6-7 sprucime me antiseptik bimor. Mbajmë duart 3-4 minuta para hundës. Kjo bëhet 3-4 herë gjatë ditës

·        Propolis me rigon, pini 3 x 10 pika në ditë pas buke

·        Në sinozitet e rënda përdorim kungull të egër. Hedhim 10-12 pika nga lëngu i kungullit të egër, shtojmë ¼ e lugës së kafes me sheqer dhe e shkrijmë. Thithim lëngun e kungullit me hundë. Kjo bëhet para orës 15:00, pasi hundët do të rrjedhin çdo 10-12 minuta për disa orë. Kjo metodë shpërthen vatrat e sinuzitit në pak orë. Duhet kujdes që lëngu të mos lagë faringun dhe kordat e zërit, pasi i acaron ato. Për të mos acaruar laringun pini gjatë ditës 3-4 herë propolis dhe 2-3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje vaj basani ose vaj ulliri.

Të gjitha vështirësitë thekson Ylli Merja, vërehen vetëm ditën e parë, nëse keni sinozit do të befasoheni çfarë do të nxirrni nga hundët dhe më pas dita e dytë e në vazhdim do të jenë ditë të zakonshme ku do të ndjeheni tërësisht të pastruar.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kim: 22/02/2024 06:45

    Pyesni nje mjeks specialist per kungullin e eger dhe sa i rrezikshem eshte ai. Vertet mund te sheroje sinozitetin, por cfare efektesh anesore mund te kete?! Isha me fat qe nuk me solli efekte anesore, por eshte teper i rrezikshem.

    Përgjigju
    • klara: 07/05/2024 15:09

      Ju lutem na prezantoni rreziqet,efktet anesore

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve