Ylli Pata: Presidenti, PD ngec tek oborri i saj i brendshëm

Ylli Pata: Presidenti, PD ngec tek oborri i saj i brendshëm

Foto ilustruese

Tre zhvillime mjaft relevante kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, prej atyre zhvillimeve që kanë fuqinë për të krijuar një efekt përfshirës në ditët në vazhdim.

SPAK me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë një prej operacioneve më të mëdha kundër emrave VIP të krimit të organizuar, opozita ka nisur të diskutojë konkretisht për emrin e presidentit të Republiës dhe Parlamenti Europian ka miratuar me një shumicë dërrmuese një rezolutë ku i kërkon krerëve të vendeve anëtare të nisin Konferencën Ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Zhvillime këto aq cilësore, sa japin menjëherë formë në një konfiguracion të ri dhe cilësor të tërë një horizonti krejt tjetër të perceptimit por edhe ngjarjeve në vend.

Në këtë mjedis që duket se po ofron një mënyrë e standard krejt të tjera, duket paksa e kufizuar tendenca që u vu re në diskutimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në lidhje me propozimet e Presidentit të ri të Republikës.

Nga emrat që dolën nga propozimet e sjella nga deputetët e PD-së, u vu re një kufizim i diapazonit të shikimit të opozitës jo më larg se oborri politik i Partisë Demokratike.

Është krejt logjike, e gjithashtu normale që deputetët e PD-së të propozojnë figura dhe personazhe që vijnë nga “magazina” politike e kësaj force politike në 30 vite. Përveçse legjitime, është edhe dialektike thirrja tek njerëzit që kanë dhënë një kontribut në vite si në qeverisje dhe jetën parlamentare të PD-së. Megjithatë, duket se në një moment si ky, do të shërbente si mesazh më përfshirës për shoqërinë shqiptare, një vizion më i gjerë, ku të propozohen figura politike dhe jo, që gjejnë një konsensus më të gjerë në shoqërinë shqiptar.

Pasi kështu bëhet opozita promotore e një hapje më të madhe të saj me shoqërinë dhe krijon premisat për një standard tjetër. E thelbi i këtij standardi që opozita të sjellë, do të ishte positive që të prekë perceptimin më të përhapur të publikut shqiptar për të rinovuar totalisht elitën politike të vendit.

Gjithsesi, edhe brenda emrave që kanë dalë sot në mbledhjen e grupit të PD-së, ka mjaft prej tyre që i plotësojnë më së miri një gjithëpërfshirje por edhe freskinë e një përfaqësuesi krejt të ri në krye të shtetit shqiptar.

Një sinjal i tillë, i dhënë sidomos nga opozita do të ushqejë domosdo krijimin e një efekti ortek në të ardhmen, kur jemi afër proceseve kombëtare të zgjedhjeve siç janë ato vendore të vitit të ardhshëm.

Nuk është problem vetëm në arritjen e një konsensusi me Partinë Socialiste në Kuvend për një kandidaturë që vjen nga opozita, pasi kemi të bëjmë me një proces dhe jo shantazh: merre ose lërë!

Hapja apo realizimi sa më cilësisht i këtij hapi të rëndësishëm politik, hap rrugën e zhvillimeve të tjera të rëndësishme që vinë më pas, e mund të përdorin si bazë konsensusin e 84 votave të Presidentit. Me të cilat mund të bëhen krejt normalisht reformat ë rëndësishme strukturore e kushtetuese në vend. Që nga reforma në drejtësi, reforma territorial, balancimi i pushteteve, e natyrisht zgjedhjet. Ku si bazë, tashmë nuk pret më, është dhënia e të drejtës së votës për emigrantët që të votojnë në vendet ku jetojnë.

Një video e hedhur nga deputeti Belind Këlliçi, paraqiste dy të rinj, që i bërtisnin kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë supermanifestimit që u zhvillua në Bronks të New York-ut, për t’i vënë emrin e Gjergj Kastriotit një rruge të metropolit botëror.

Ajo bërtitje kërciti si “mish i huaj” në atë manifestim, ku kishte një numër të madh shqiptaro-amerikanësh, në shumicë të rinj, e ku mori pjesë ajka politike jo vetëm e qytetit por e SHBA-së. Ishte kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, që përbën një figurë politik shumë të fuqishme në vend, kreu i grupit të Partisë Demokratike në Senatin e SHBA, Chuck Schumer, kongresmeni demokrat Richie Torres, i cili i ka marrë stafetën Eliot Engelit në zonën zgjedhore të Bronksit, si dhe kongresmeni tjetër demokrat Adriano Espaillat.

Një zhvillim kaq i rëndësishëm e me prezencë kaq të fuqishme nuk është gjë tjetër veçse tregues i një sinjali politik, që SHBA e jep që nga Tirana në New York për të mbështetur themelet e simbolikën perëndimore të vendit. Shqipërinë e përfaqësoi në atë takim kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Bërtitja e atyre dy të rinjve me fjalë të “përdorimit politik të Tiranës” që shanin Veliajn, përveç stonoi, pati edhe si objekt “heqjen e të drejtës së votës për emigrantët”. Në fakt ajo që nuk ka pranuar në 2020-2021 për të votuar që diaspora të votojë atje ku ka rezidencën ka qenë PD, me argumentin se një votim me postë, në seli konsullore ose online do manipulohet nga Rama.

PD ka mundësinë për ta avancuar menjëherë këtë nismë, së bashku me të tjera, duke bërë që kështu të kemi një panoramë të re dhe frenetike të zhvillimit politik, natyrisht me një klimë krejt tjetër. E kjo klimë i lë në hije vetvetiu ato ngjarje apo zhvillime që ngjajnë se kanë ardhur nga një botë tjetër e 30 vjetëve më parë. Si lajmi për 22 majin e Sali Berishës që duket është harruar fare, apo avancimi politik i Ilir Metës për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, pasi ka bërë deputetin, ministrin, zv.kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Republikës.

Këto zhvillime i lë vetë koha në pjesën ku i takon të hemisferës politike; në periferinë e saj…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit