Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD

Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD

Nga procesi i votimit për primaret e PD

Në vitin 2021, kur nisi beteja e Sali Berishës për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, ai premtoi se do të hapë partinë për të gjithë ata që nuk kishin gjetur hapësirë në strukturat e partisë.

Premtoi se do të zhvillojë primare për të zgjedhur të gjithë strukturat e partisë, që nga organizmat kapilare të bazës e deri në kupolën drejtuese. Premtoi kupolën për të zgjedhur përfaqësuesit për këshilltarë bashkiakë, deputetë, e më gjerë.

Por asnjë gjë nuk ndodhi. As seksionet, as grup-seksionet, nuk i erdhën Sali Berishës për të qenë pjesë e asaj që ai e quante proces primaresh, e që në fakt ishte një teatër, një cirk, një falsitet i përsëritur për 34 vjet.

Asnjë strukturë e organizuar në territor e PD-së, nuk pranoi që t’i bashkangjitur lojës së Sali Berishës për të përdorur partinë në mbrojtje të hallit të tij. Ky është një fakt që është vërtetuar shumë qartë, në sfidat që Berisha ka bërë ndaj demokratëve, duke i përdorur si shantazh. Siç ishte dhe tentative për t’i përdorur si “lëndë të parë” në protesta të pavendosura e konsultuara, por thjesht të caktuar prej tij. Protesta e vitit 2021 në Shkodër, dështoi me sukses, pikërisht në bastionin e PD-së, si për t’i treguar se çfarë mendojnë demokratët.

Këtu Berisha u xhindos dhe vendosi që të tentojë që të largojë nga drejtimi krerët e seksioneve dhe degëve të PD-së në gjithë Shqipërinë, duke imponuar njerëz që i caktonte me urdhrin e tij.

U bë një luftë mjaft e egër me kërcënime, sherre, madje edhe me përdorim armësh, por edhe sot e kësaj dite, PD e Berishës edhe pse ka vulën në dorë, nuk ka marrë asnjë nga strukturat reale të PS-së. Ajo që konfiguron grupet politike të PD-së zyrtare janë thjesht njerëz që dikur kanë qenë në partitë aleate të së djathtës apo edhe nga grupe interesi, që tentuan të hyjnë me dhunë nëpërmjet katapultimit Berishjan.

Edhe në të ashtuquajturat primare të Tiranës që nxorën Belind Këlliçin kandidat për kryebashkiak, votuan më shumë njerëz jashtë strukturash, përkatësisht votues e simpatizant, sesa anëtarë të PD-së. Madje në disa zona, pati më shumë anëtarë të Partisë së Lirisë së Ilir Metës, që vinin nga një të kaluar militim socialist, sesa demokratë.

Natyrisht nuk është vetëm ky shkaku që Sali Berisha ka lënë primaret, pasi a së paku mund ta tentonte ta bënte këtë proces me të deleguarit në rrethe apo zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë nga i ashtuquajturi Këshill Kombëtar, që e zgjodhi në Stadiumin 'Air Albania' në dhjetorin e 2021, që nuk ishte gjë tjetër veçse një teatër propagandistik.

Shumica e figurave të asaj udhëheqësie nuk kanë më, e sot të gjithë udhëheqësit apo të ashtuquajturit më shumë u kooptuan me firmë e vulë të doktorit.

Gjithsesi, shkaku real dhe vital i dështimit të një procesi politik dhe zgjedhjesh brenda partisë, është se Sali Berisha është si Aleks Xinxa te filmi Vendimi. Ka mbetur vetëm udhëheqja dhe i kanë marrë gjithë bazën. /TEMA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik