Yuri Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë rregullat, do punojmë me Shqipërinë për të ruajtur vlerat

Yuri Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë rregullat, do punojmë me Shqipërinë për të ruajtur vlerat

Ambasadorja SHBA-së, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se SHBA-të nuk do lejojnë Kinën që të sfidojnë marrëdhëniet dhe sfidojë rregullat e qëndrueshme ndërkombëtare. Kim shkruan se SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë për të ruajtur dhe kultivuar këto vlera dhe se nuk do të lejohen që të cenohen nga Kina. Këto deklarata Kim i bëri duke shpërndarë fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken, i cili ka folur për ndikimin e Kinës në botë.

“Ne nuk duhet të lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar të qëndrueshëm & të hapur-rregullat, vlerat & marrëdhëniet e bëjnë të funksionojë si duam ne. SHBA do punojnë me Shqipërinë & aleatë e partnerë të tjerë për të mbështetur vlerat, interesat & të ardhmen tonë”, tha Kim.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppp: 06/03/2021 11:26

    Deklerate pa kuptim Nqs kina do ishte aq armike per shba shkembimi tregtar me ta do ishte si ai me rusine por ne fakt shkembimi tregtar shba-kine eshte me i madhi ne bote sa i perket qasjes politike ska asnje dyshim per ne se me ke jemi por nga ana ekonomike le per deshiruar

    Përgjigju
  • Beni: 06/03/2021 07:23

    Amerikanet po e shikojne qe fuqia po u bie dhe kerkojne me cdo kusht te mbledhin sa me shume shtete rreth vetes por koha ben punen e vet po i vjen fundi si cdo fuqie tjeter para saj . Me vjen keq qe keta pushtetaret tane ngelen mbas by...s se tyre duke sakrifikuar jeten e njerezve se ne nuk perfitojme asgje nga tekat e atyre

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 05/03/2021 23:04

    Më i thjesht problemi zonjë e nderuar, na jep nja 1 mileon vaksina me lek që të shpëtojnë shqiptarët e sëmurë sepse po të jeshëm mik me kinezët tani do të na kishin vaksinuar edhe macet e qenët rrugës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS