Zaev për arratisjen e Gruevskit: Di gjithçka në lidhje me bashkëpunorët

Zaev për arratisjen e Gruevskit: Di gjithçka në lidhje me bashkëpunorët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është deklaruar së fundi se ka detaje dhe është plotësisht i informuar në lidhje me arratisjen në Hungari të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Grueski, por për këtë çështje do të flasë në një moment të dytë .

Jam i informuar. Kur të vijë koha, ministri Spasovski dhe unë do të njoftojmë hollësitë e hetimit, por edhe për pjesën e Prokurorisë Publike, thuhet nga një raportim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë", për Zaev raporton agjencia e lajmeve maqedonase, Periskopi.com

Ndërkohë mësohet se Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Maqedoni ka  filluar një procedurë paragjyqësore lidhur me arratisjen e tij në Hungari.

Sipas mediave maqedonase mesohet se në këtë pjesë të hetimit  janë marrë pamjet nga vendkalimi kufitar, para ndërtesës ku jeton Gruevski dhe shtëpitë fqinje, si dhe janë mbledhur të dhëna dhe raporte nga bankat dhe institucionet e tjera.

Më 27 nëntor parlamenti i Maqedonisë  ka vendosur të heqë imunitetin për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski. Gruevsk është larguar drejt Hungarisë që prej 11nëntorit, ku ka fituar statusin e azilantit politik pas kërkesë së bërë prej tij, njoftim të cilin e bëri publik përmes një statusi në facebook. Hetimet për Gruevskin po zhvillohen rreth asaj se kush dhe si e ka ndihmuar Gruevskin për të lënë territorin e Maqedonisë.

Gruevski u largua drejt Hungarisë dhe kërkoi aty azil politik, pasi iu shmang dënimit me dy vite burg për rastin “Tanku”. Ky rast  lidhet me blerjen e një makine Benz Mercedez  me vlerë mbi 600 mijë euro, në kohën kur ai ishte në detyrën e tij të qeverisjespër të cilën akuzohet se ka shpërdoruar fondet e taksapaguesve maqedonas.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen