Zbardhet dosja/Si çoheshin pacientët e Onkologjikut tek klinika 'Megis' e doktor Mondit, pazari për operacionin 3 mijë euro! Dëshmitari: Doktori u prish në fytyrë kur refuzova ti bëja kimion mamit

Tirane- Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri.

Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi ka siguruar dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut por dhe zv/drejtoresha e QSUT. Në hetim është dhe Halil Gashi, administrator i kësaj klinike

Një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli i cili kishte pasur të ëmën më tumor që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT është transferuar në klinikën private mjekësore 'Megis" ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe ti nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar.

Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT i cili e ka orientuar tek doktor Edmod Gashi Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, dhe më pas ky i fundit te klinika Megis për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia,  Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operaconin po në këtë klinikë e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij. 

Dëshmia

  Pasi kanë bërë vizitat mjekësore të nënës së tij fillimisht në spitalin e Burrelit ka rezultuar se dyshohej për sëmunde të keqe, e kanë orientuar drejt Onkologjikut në QSUT pasi iu është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këto lloj sëmundjesh.

E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qënë duke pritur në rradhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në rradhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhë në fund të cdo gjëje do të flisnin me Emiljanon. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqsor të nënës dhe ia ka bërë gjëndjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjëndja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij "Megis"pasi në spital kishte vonesa, kishte rradhë dhe puna gjasme nuk priste.
QSUT.

Atë ditë nga QSUT ka shkuar tek klinika "Megis" ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr në telefon Emiljano që pasi i prezantohet pasi paraprakisht kanë shkëmbyer numrat e telefonit me vëllain dhe nusen i thotë se ka dalë përgjigjia e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.

Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.


Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar' 

Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel" thuhet në dosje

Dëshmitari ka thënë se Emiljano i është afruar vetë nënës gjasme për ta ndihmuar dhe e ka orientuar tek doktori që më pas të shkonin në privat, pasi tani që shohin përgjigjen shprehet se ka kuptuar që gjëndja nuk është aq alarmante.

Nga shuma prej 2700 Euro që është paguar në spitalin privat ai shprehet se nuk di të thotë sa përqind do të merrte Emiljano pasi ska pasur dijeni si e kanë pasur marrdhënien dhe ndarjen e gjërave me njëri tjetrin.

I pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më, dhe nuk e njeh as si fytyrë pasi sic ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nënën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.

Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali ai është shprehur se në dijeninë e tij të gjithë letrat janë në QSUT se aty ka shkuar për herë të parë që janë regjistruar dhe nuk e kanë marrë më dosjen pasi shkuan në privat dhe aty u ngatërrua e gjithë dosja. Ai vendosur në dispozicion një rekomandim të spitalit dhe një recetë të lëshuar Edmond Gashi e cila mban logon e QSUT.

Si funksiononte klinika

Pjesë e skemës ishte Emiljano Lela, doktori i Onkologjikut, Edmond Gashi, administratori i klinikes Halil Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri.  

Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin onkologjik merrte pacientët pa rradhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje. Më pas mjeku Edmond Gashi i sugjeronte pacientët të shkonin tek klikina e vet private duke iu shpjeguar se është rradhë e madhe në spitalet shtetërore dhe situate është emergjente.

"Mjeku nuk shkonte tek pacientët që kishte në klinikën e vet private kur lajmërohej nga infermierët se pacienti ka temperaturë duke thënë ‘vari leshtë’ kjo e vërtetuar dhe me interceptimin telefonik të përshkruar më sipër. Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë' thuhet në dosje.

Halil Gashi i cili ishte administrator i klinikës ‘Megis’ nuk jepte fatura tatimore për operacionet e kryera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi etj.
Gjithashtu mjekët punonin të paregjistruar si rasti i mjekes Aleta Ymeri (Pere) e cila ka firmosur në kartelën e pacientes B.XH por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
'Shih ndonjë Tajlandë... me 5 operacione brenda një jave bëhesh për Maldive! Bisedat në WhatsApp zbulojnë sa merrnin mjekët për një operacion tek Onkologjiku

Në dosjen e Onkologjikut, janë dhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që fitojnë dhe planet për pushime jashtë vendit

Në dosje janë të bashkangjitura dhe pjesë nga biseda mes doktorëve ku flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Pjesë nga bisedat në Ëhatsapp

Kap pushimet e tjera tani 

Dr Ami Rea: këtu e një vit, të jemi mirë
Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani 
Dr. Ami Rea: Po pse jo

Bisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane) 
Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarie 

Kirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla

5 x 5 sa bëjnë

hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë 

Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.

Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi.

Ora 13:20
Dosja/ Skandali me aparaturën e kobaltit, mjeku i Onkologjikut ngriti alarmin: Nëpër korridore rrezatimi 20 herë më i lartë! Takimi me Qirjazin nuk e zgjidhi, mu bë gjyqi

Në dosjen e Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës po heton dhe zv/drejtoreshën e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik  për akuzën “Shpërdorim të detyres'. Emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të  diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. 

Në dosje evidentohet se që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje" informoi prokuroria.

Për efekt të hetimit, prokurori Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të Spitalit Onkologjik në lidhje me shqetësimin që ai kishte ngritur për praninë e rrezeve të kobaltit në ambiente të brendshme, tërësisht të pambrojtura.

Debati i tij me drejtuesit e QSUT, sidomos nëndrejtoreshën Brikena Qirjazi, ka vijuar për rreth një vit por nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve. 

Në dosje thuhet se në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit.

Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa pacientë, pra në ajër, dozat nëpër korridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar. 

Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë.

Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet. 

Pas disa muajsh që ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin, ka marrë vesh nga kolegë që janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i cili dorëzohet në drejtorinë e QSUT dhe ka rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët, thuhet në dosje.

Ora 12:57
Skandali te Onkologjiku/ Një flakon deri në 1500 euro, si ia reduktonin dozat pacientëve me kancer dhe ia çonin ‘tepricat’ farmacive

1719307559_onkologjikumegisfarma.jpg

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri (S'ka masë ndaj tij) merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore.”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër.”, sqarohet më tej në dosje.

Ora 12:36
Skandali te Onkologjiku/ Përgjimet: S'ka radhë për operacionet, i bëjnë kastile t'i çojnë tek privati

1657729376_onkologjik.jpg

Pjesë e dosjes që zbuloi skemën si ‘rrjepën’ pacientët me tumor në spitalin Onkologjikë kanë qenë dhe përgjimet.

Një prej tyre është ai i datës 30 nëntor 2023.  Kërkohet të ndërhyhet për një operacion për një pacient me kancer të gradës së dytë agresiv që ka nevojë urgjente për Operim. Flutura kërkon doktor Helidon Ninin, por Silvana Çeliku dhe njëherazi shefe e shërbimit të onkologjikut, e cila në këtë dosje është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni. 

Gjithashtu ajo i thotë ndër të tjera se nuk kanë aq shumë operacione sa thonë se nuk ka radhë për operacion por është skemë për të dërguar pacientët në privat. 

Silvana: Hë moj Flutura si ke qenë?

Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.

Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti.E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa rradhë që nesër por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.

Flutura: Po na thanë ka shumë rradhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.

Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t'i sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.

Flutura: Pa të nxjerrë ty po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.

 

 

Ora 12:15
Zbardhen përgjimet/ Ja si i afërmi i pacientes me kancer kërkon zgjidhje nga infermieri i Onkologjikut: Ia kemi blerë sa qimet e kokës, si t’ia bëjmë se jam në hall

1719310384_unnamed.jpg

Pjesë e dosjes së mashtrimit të pacientëve nga disa anëtarë të stafit të Spitalit Onkologjik është edhe një bisedë mes kryeinfermierit Afrim Ruçi dhe bashkëshorti të një prej pacienteve që kërkon të marrë shërbim më para datës së pritjes.

Përgjimet, data 01.12.2023:

Qytetari: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj B. që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi si t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ia kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek Pediatria me çunin.

Qytetari: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në dosje theksohet se “nga informacionet e marra në rruge operative ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor e ka kryeinfermieri i pavionit pasi marrin programin e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk e lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim por një pjesë të kësaj kure nxirret për t’u blerë jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private.

Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.

Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është shkelje, ka dhe raste të tjra kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • IGr: 26/06/2024 09:31

    Shtoni dhe te famshimin Profesor Ibrahim Avdia dhe te shohim sa te cuditur do te mbetemi. Kam dhe fakte madhe

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 26/06/2024 08:02

    "Agjensia Turistike" Spak, do ju ndryshoj destinacionin k`tyre Doktorave,nga Maldivet ne Gjykaten e Tiranes ! Ja te shohim sa Operacione do ju duhen, per te pagujt Gjyqtaret,per mos te shku tek resorti i Burgut te Shen N`kollit ne Lezh ?

    Përgjigju
  • Iris: 26/06/2024 01:57

    Jo zoterinj te medias,viktimat nuk i kane marre jashte radhe,por i kane /perzgjedhur/ dhe qellimisht.Po te vereni me kujdes historine e treguar me siper,/perzgjidhet/ nje familje qe ka ardhur nga larg,nga Burreli dhe duke qene se kane ardhur grup dhe pacientja ka qene nena,nje grua e moshuar, kane hyre ne veprim.E dinin shume mire se kur ke nje nene ne mes e kur vjen dhe nga larg,pra nuk ke mundesite e vendasve,natyrisht qe do te paguash cdo cmim e do te pranosh cdo gje qe te thone keta matrapaze te jetes e shendetit.Dhe do ju sugjeroja ju gazetareve te merrnit nje aparat /Geiger counter/ e te shkonit tek Onkologjiku,ve bast qe leximet e rrezatimit duhet te jene aq te larta sa i tere Onkologjiku duhet mbyllur e dekontaminuar ne nivele te pranueshme.

    Përgjigju
  • Arben: 25/06/2024 16:44

    Nqs nuk vepron ligji gjendja e pacienteve do te keqesohet dhe e ardhmja e pasigurt

    Përgjigju
  • Iliri: 25/06/2024 16:14

    Oj Shqypni e mjera Shqypni............

    Përgjigju
  • Era: 25/06/2024 16:00

    Vetëm napalmi e kthen në normalitet atë vend të zhytur kokë e këmbë në korrupsion. Atje ka vdekur çdo normë njerëzore dhe nuk ka për të ndryshuar kurrë.

    Përgjigju
    • Or tej: 25/06/2024 16:54

      Vetem atomikja e Putinit or teeeejjjjj

  • Jango: 25/06/2024 15:33

    Njerez nxirrni emrat!

    Përgjigju
  • Turi: 25/06/2024 15:29

    Duhet ligji per punonjesit e administrates shteterore kush kapet me korrupsion nga 25 vjet deri ne burgim te perjetshem . Para se te behet ky ligj duhet qe ne radhe te pare tju ngrihen rrogat , e dyta kush punon ne shtet nuk mund te punoj ne privat dhe pastaj ligji shume i forte , vetem keshtu mund te ulet korrupsioni se ka arritur ne nivele alarmante

    Përgjigju
  • Vet e kerkuat: 25/06/2024 15:10

    Kapitalizma:Njeriu per njeriun eshte ujk.Po mjeku per njeriun???

    Përgjigju
  • Tamam: 25/06/2024 15:08

    Jo zonja dhe zoterinj jo, keta duan denim me vdekje qe te kuptojne te tjeret se cdo te thote te tallesh me jeten e kaq e kaq njerzve. Burgu seshte asgje per keta do futen do dalin dhe seshte cudi ndonje nga partit ti bejne ministra apo deputet

    Përgjigju
  • Ela: 25/06/2024 13:36

    Tmerrr :((((

    Përgjigju
  • Hygeia: 25/06/2024 13:31

    Nese vertet doni ta zbuloni skemen,kontrolloni sesa pacient dergojne mjeket e qsut drejt spitalit hygeia, per te marre ato perqindje te ndyra. Le te shkoje spaku te kontrolloje regjistrat e hygeias. Se jane me emer mbiemer mjeket qe i dergojne.

    Përgjigju
  • sokoli: 25/06/2024 13:10

    Kushdo që është i përfshirë të abuzohet për vrasje me dashje këto mjek kriminela Zoti t ju vij hakut në kokat e tyre mjere ne ku na ka rënë për hyse me jetu

    Përgjigju
  • asolingo: 25/06/2024 13:09

    Keta nuk quhen hajduta kane nje emer VRASES dhe duan burgun e perjetshem se kane marre ne qafe shume njerez.Atyre dhe .....

    Përgjigju
  • koli: 25/06/2024 13:04

    kancer ju befshin leket ketyre doktorve qe i moren ne qaf njerzit , ilace per femijet e tyre i befshin edhe ju nglshit ne karroce invalidi edhe befshi aksident me 200 km ne ore familjerisht amin .

    Përgjigju
  • onkologu: 25/06/2024 13:00

    Babi im vetem 60 vjec vdiq per faj te Myzafer KACI dhe Edmond GASHI pasi nuk i dhane mjekim per 2 muaj. Myzaferi mori 5000 euro tek klinika e tij private ne bllok gjoja per operacion dhe e nxori me kancer malinj nderkohe qe ishte beninj, kurse Mondi beri gabim ne marrjen e biopsise dhe vonoi shume procedurat tek klinika Megis. I bera publike emrat qe ti shmangni keta mjek. Te gjitha do lahen ne kete jete por mjere ne qe humbem njerzit e dashur.

    Përgjigju
    • Who: 25/06/2024 21:47

      Me vjen shume keq per ate qe ke kaluar. E imagjinoj sa te ka neveritur dhe trishtuar ky lajm. Force dhe kurajo!

    • Tani: 25/06/2024 17:05

      Ngushellimet e mija . Por keto raste vetem plumbi i ndan qe mos vuajne te tjeret.

  • ela: 25/06/2024 12:17

    Per faj te kesaj Alketa Pere dhe Edmond Gashit me vdiq bashkeshorti vetem 36 vjec.Uroj qe Zoti tu japi ate qe meritoni sepse keni vdekur me duart e tuaja shume paciente.Mos u ngopshi dhe do lahen te gjitha ketu ne kete bote.Felliqesira

    Përgjigju
    • Dakord: 25/06/2024 13:08

      Ah Ela, zoti ka punën e vet. Ti plasë prapa hekurave drejtësia si fillim, të vuajnë në qeli, e pastaj zoti të bëjë punën e vet.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni