Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve

Karriget e djegura në Kuvend

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje (30 shtator) nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.

Për shkak të tensioneve në sallë dhe vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për ndërprerjen e mandatit të kolegut Ervin Salianji, sepse u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i dogjën.

Mirëpo, nga një përllogaritje zyrtare, ka dalë se vlera për copë e karrigeve ka qenë 350 mijë lekë të vjetra.

Rinovimi i fundit i ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është kryer në vitin 2010 dhe çdo gjë e financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Siç është njoftuar zyrtarisht, nga shërbimet e Kuvendit është ngritur një grup i cili do të vlerësojë të gjitha dëmet materiale dhe kostot do të mbahen nga rroga e deputetëve "problematikë".

Kujtojmë se, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile pas atij që ajo e quan "burg politik" kundër tashmë ish-deputetit Ervin Salianji. Protesta e parë kombëtare është njoftuar më datë 7 tetor në Tiranë, ku pritet të ketë radikalizim të aksionit opozitar, deri në bllokime rrugësh.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë

Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë