Tiranë- Një shqiptar i Kosovës ia kishte dhënë në dorë policit të Shqipërisë paratë e gjobës që i kishte vënë në rrugën e kombit, por u ndalua sërish disa kohë më vonë dhe rastësisht rezultoi të ishte debitor.
Episodi shërbeu si indicie kryesore për nisjen e hetimeve dhe zbulimin e grupit me 22 uniforma blu që vidhnin paratë e gjobave, që rezultuan në një dëm mbi 2.2 mln lekë të reja.
I habitur, shtetasi nga Kosova u tha policëve që gjobën e pagoi menjëherë në dorë në momentin e nënshkrimit gjatë kohës që lëvizte në Rrugë të Kombit, kjo e parashikuar në Kodin Rrugor për të huajt që ndëshkohen brenda vendit tonë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Që këtu nisi një verifikim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, i cili zbuloi skandalin e madh të zhvatjes nga efektiv të rrugores.
Pas 9 muaj hetimesh, Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore kërkoi firmosje të 22 masave me vendim gjykate (tabelë), 5 prej të cilëve në “arrest në burg” për efektivë të Policisë Rrugore të Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, që veprimtarinë e tyre e kishin në Rrugën e Kombit. 22 policët, me në krye Gramoz Dafkun, në masë “detyrim paraqitje”, në atë kohë shef i seksionit të qarkullimit, sot me detyrë në Elbasan, mundën të zhvatin paratë e gjobave të të huajve, të cilat nuk i dorëzonin pranë zyrës së financës.
Hetimi zbuloi se skema e tyre ishte aq e thjeshtë sa deri në banale për nga vetëbësimi i policëve që nuk do të pikaseshin. Ata ndalonin makina me targa të huaja, nga vendet e BE-së, Evropës Lindore, por sidomos të Kosovës, të cilët pasi i gjenin në shkelje i gjobisnin në vlera nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.
Vjeljen e gjobave, me dëshirën e shoferëve, e bënin në vend, plotësonin procesverbalet dhe më pas i hidhnin të dhënat në sistemin e gjobave, por nuk dorëzonin paratë, duke menduar se skema e tyre nuk do të zbulohej.
Vjedhja e parave të gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023, ndërsa së fundmi AMP ka sekuestroi procesverbale dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale. Në total janë 160 gjoba në vlerë rreth 1 milion e 300 mijë lekë, por me kamatë vonesat e llogaritur vlera rritet me 60% dhe shkon në 2.2 milionë lekë.
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg"
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg
Komente











Nje arsye e mire per te hequr sist.e pagesave te gjobave dorazi.I huaj,ose vendas, gjobat duhen paguar ne pika te caktuara,ose ne dogane (kur behet fjale per persona qe jane gjobitur duke dale nga vendi),ku te marrin kuponin si prove pagese.Ketu tek ne,te arrestojne ne vend po tentove te paguash gjoben policit qe te gjobit.
PërgjigjuNese je nisur nga Prishtina per plazh me familjen ne Sarande, nuk ke vakt e nerva te paguash gjoben ne Rreshen e te kthehesh t'ia tregosh policit deshmine e pageses tek Tuneli, 30 km me tutje, per te marre dokumentat mbrapsh. Keshtu qe pagesa tek polici ne dore eshte e duhura per automjetet me targa te huaja, por polici duhet te japi deshmi qe e ke kryer pagesen. Perndryshe nese s'e paguan ne moment, ti kthehesh ne Kosove e ndrron targat per 20-30 euro, e me pas policia shqiptare nuk ka shanc te te ndaloje me e te kerkoje pagesen e gjobes te meparshme.
Një skandal tjetër do t'ju them: shumica e tyre janë në rrugë kur nuk janë në detyrë. ata përdorin uniformat për t'u maskuar gjatë kohës së tyre "të lirë nga puna". rrugët janë për biznes, shoferët janë klientë. ata ndajnë me shefat e tyre rajonalë dhe zinxhiri është i gjatë. më gjobitën për parakalimin e automjetit të tyre në një korsi! të gjitha biletat e shkruara nuk kanë arsye legjitime. Qeveria duhet të shpallë amnisti!
PërgjigjuOse ti denoj ashtu sic i parashikon ligji ose ti lej te lir. Se kam degjuar shum raste ku keta lloj individesh me gjykatat tona kan marre edhe pafajesi. Nese jan fajtor futini ne burg e kalbini se nuk e kan idene e detyres funksionale. Aq jan rrogat ne kete vend aq jan edhe nese te pelqen vazhdo detyren jo te privatizosh vendin e punes. Detyra funksionale shpesh here ne te gjitha pozicionet harrohet sidomos ketu e ne bote. Por o denojini te gjithe pa perjashtim si grup i strukturuar kriminal se jan mbi 2 persona jo ti lini nga 5 muaj burg edhe pastaj ti nxirrni. A do behet ndonjeher ky komb ? Pse kapni ate 70 vjecar per vjedhje energjie elektrike edhe e mbyllni 1 vit ne burg. Nuk eshte njeri ai si keta police gjobevenes? Kur do behet ky vend more aman se na plaset veshet e syt me keto lajme edhe drejtesi qe nuk egziston per asnje per vec atyre borgjezeve te majme.
PërgjigjuNqs doni te beni shtet direkt ne burg per vepren penale qe kane bere.Dhe verifikim pasurie nqs jo dokrra koti jo keshtu po ashtu.
PërgjigjuSkema e niente judo.ne tatime ne dogana ne polici ne AKU.drejtorat Sheik te njejtat futura ne 11 vjet.c.prisni ju....
Përgjigju