POGRADEC- Një 42-vjeçar, Egli Proga, u raportua se humbi ditë një ditë më parë pasi ishte rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec. Por, burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se 42-vjeçari është rrahur për vdekje dhe ka ndërruar më pas jetë në spitalin e Pogradecit.
Autori i ngjarjes dyshohet se është 29-vjeçari Denis Meçi, i cili një ditë më parë u largua nga vendi i ngjarjes, por tashmë është arrestuar nga blutë e Pogradecit.
Për shkak të një sherri për motive të dobëta, të dy dyshihet se në gjendjen e alkoolit janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital, Proga nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe humbi jetën mbrëmjen e 10 gushtit.
Pas sherrit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua sot bashkë me 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë, ndaj të riut Denis Meçi rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
94.7%
-
E Komitetit Olimpik
5.3%
-
E qeverisë
0%
Vota total: 19
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjatë ditës në Pogradec, gjatë darkës në 'Dublin'
11 Gusht, 11:59
-
Prej 5 ditësh zjarr në Malin e Thatë, rrezikohet Parku i Prespës në Korçë! Kreu i zjarrfikëses: Nëse do jetë e nevojshme, ndërhyjmë me helikopter! 80 forca në terren
11 Gusht, 09:48
-
Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari
10 Gusht, 23:01
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Ishte dehur dhe rrëzohet në rrugë, vdes në spital 37-vjeçari në Pogradec
10 Gusht, 19:40
-
Protestat e fermerëve/ Ministrja e Bujqësisë takim në Maliq: Nuk bën sens aplikimi poshtë 5 hektarë! Kërkuam që fermerët të bashkohen për të marrë 100% subvencione
9 Gusht, 15:53
-
'Kur të vdes mos më bëni gjellë me patate!' Fermeri tregon amanetin e të atit pasi pa stokun e madh të prodhimit. ‘Lufta’ ndaj prodhimeve vendase, tregun ‘e mbyt’ importi!
9 Gusht, 11:31
-
Fotolajm/ Buzë Linit ku dremit liqeni
9 Gusht, 09:02
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, përplasen dy mjete! 2 persona të plagosur
8 Gusht, 11:46
-
Plagosi me kaçavidë vëllanë pas sherrit për pronësi në Pogradec, kapet pas një viti kërkime 45-vjeçari
8 Gusht, 11:41
Denis Meçe te mbeti dopio gjashta ne dore. U skualifikove per 10 vjet nga rruget e qytetit..
Përgjigju