Numrat janë bazë në astrologji për të përcaktuar rrugëtimin tonë. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, u ndal në detaje tek llogaritja e tyre duke shpjeguar sesi një numër mund të na përcaktojë.
“Mund të themi që numri është një kod dhe ky kod është data e lindjes, numri është vibrim, karakter, valë, ne ndërtohemi nëpërmjet tij, ai na udhëheq. Është edhe një harmoni mes numrit dhe shenjës zodiakale”, u shpreh astrologia Gjika.
Gjika u ndal tek disa shenja dhe numra. “Marrim shenjën e parë Dashin, ai ka numrin 1 është i bukur kreativ, drejtues, por janë edhe pak të prerë. Data 1 është shumë e bukur”, shpjegoi Gjika.
Astrologia u ndal edhe tek disa shenja të tjera. Ajo tha se Gaforres i përshtatet numri 4, një numër që mban ngarkesë, por nuk ankohet. Kodi i datëlindjes sipas saj përcakton diellin dhe nëse numrat janë harmonik, shenjat shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Nëse numri 1 është i fortë i dukshëm, i hapur, flet qartë, 3 është kundërshtar luftarak, lëndohet shpejt, por është i fortë, këta nuk përshtaten me të tjerët, duhet të përshtatesh me këta.
Por dhe ngjyra që vishni ndikon në jetën tuaj, ja si mund të visheni sipas ditëve të javës
“E para e javës në astrologji është dita e dielë, kjo ditë është e portokallisë, e të verdhës, e të kuqes. Pra ka ngjyrat e forta të diellit dhe Luanët duhet të vishen me këto ngjyra sepse ata kanë baba diellin”.
Të henën mund të visheni me të bardhën, me perlën, kjo ditë përfaqësohet nga Hëna, edhe blunë e kthjellët.
E marta ka Marsin dhe duhet të jetë me ngjyrat e forta: pink dhe e kuqe.
E mërkura ka ngjyra të ndërmjetme, ka pinkun e butë ose shegën.
E enjtja ka ngjyrën e kuqe, ka shenjën e zjarrit, hyn njësoj si tek Luani. Ka ngjyrën vishnje, por brenda kanë edhe blunë. Këto ngjyra të japin forcë dhe sharm.
E premtja ka ngjyrat e tokës, të zbehta, të vrara, por janë shumë të bukura, Virgjëreshës i shkojnë shumë këto ngjyra.
Tek Saturni kemi të zezën që është e shtuna, Bricjapit i shkon shumë është ngjyra e vet. Peshqit kanë ngjyra të forta, xixat, fosforeshentet, janë ngjyrat e tyre.
Si mund të gjeni numrin tuaj udhëheqës
Në partneritet shenjat duhet të kenë kujdes tek numrat. Ato nëse nuk janë harmonike është problem, numri harmonik vjen sipas rradhës 1, 2, 3, 4 ,5, etj. Nëse jeni numri 9-të ai nuk shkon me numrin 1, pasi 9-ta është superiore dhe nuk e njeh sakrificën e numrit 1.
“Numri llogaritet duke mbledhur ditën e lindjes me numrin e muajit dhe vitit, del një shifër dy shifror edhe ajo mblidhet dhe del numri në fund”, nënvizoi Gjika.
Ndërsa sa i takon ekonomisë, Liza Gjika theksoi se në muajin Dhjetor nuk ngrihet biznes, muaj i mirë është Marsi, pastaj kemi edhe një shans në Nëntor që është muaji i Shigjetarit.
Aktualisht jemi në muajin e dytë, tek Ujori, ky muaj është paqësor, është muaj që mund të bësh partneritet. Ky mund të bëj partneritet me 3-in, por edhe me 4-ën.
Komente












