Dronët kanë zbuluar mbi 3200 bimë kanabis të kultivuara në disa zona të pyllëzuara në Shkodër, ku në një nga fshatrat ku u gjetën bimët, një 65-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kujdesej për bimët narkotike.
Gjatë fazës së pestë të operacionit antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh nga Komisariati i Policisë Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar mbi 3200 bime dhe fidanë kanabis në disa fshatra të Shkodrës.
Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, Shalë, ku dronët kanë zbuluar gjithashtu një të moshuar që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike.
Për pasojë nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 65-vjeçares Age Martinaj.
Ndërsa në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë kanabis, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.
Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.1%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2828
Lajme të tjera
-
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
3 Tetor, 16:30
-
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët
3 Tetor, 14:31
-
Dhunonte vjehrrin, nën hetim 39-vjeçarja në Shkodër
3 Tetor, 11:36
-
Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç, shkak u bë një shkëndijë elektrike
3 Tetor, 11:12
-
‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve
2 Tetor, 20:39
-
'Pastrim parash, dhunë, drogë dhe trafikim njerëzish', në vetëm 10 ditë, mbi 200 shqiptarë paraqiten në gjykatat e Britanisë
2 Tetor, 15:44
-
Nisi viti i ri akademik në Shkodër, studentët interes për Infermierinë, vetëm 1 student regjistrohet për Histori
2 Tetor, 11:27
-
Lezhë/ Dëmtohet argjinatura e Torovicës, rrezik për përmbytje! Prendi: Në tetor nis puna për ta rehabilituar
1 Tetor, 19:46
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor, 15:27
-
Policia e Shtetit bën ‘bilancin’ për muajin shtator: 83 operacione, 937 të arrestuar! U asgjësuan mbi 60 mijë bimë kanabisi
1 Tetor, 09:58
-
‘Ahengu shkodran!’ rikthehet tradita e këngëve qytetare! Përkon me 40- vjetorin e grupit ‘Karajfilat që ka Shkodra’
30 Shtator, 15:37
-
EMRI/ Kultivoi 102 rrënjë kanabisi në fshatit Panahor, në pranga 18-vjeçari në Mallakastër
30 Shtator, 10:43
Keto qe jane gjetur ne realitet jane te pakten mbi 30.000 rrenje. Por mqs nëndrejtori i policie kriminale nje super dhelpër nuk ka gjetur lidhjet urdhëron qe te asgjësohen. Shpresoj qe drejtori i ri i AMP ti nxjerri kthetrat e tja shkuli dhembet atij Hajri Kushes dhe ushtarëve te tij...
Përgjigju