Moderatorja Bora Zemani në një bashkëbisedim me fansat e saj ka zbuluar detaje se çfarë do ta rikthejë së shpejti në ekran.

“Si mendoni, cili do të jetë projekti im i radhës?” ishte pyetja që ka vënë në lëvizje mbrëmjen e djeshme të gjithë ndjekësit e Borës, që mes shumë varianteve, kanë zbuluar se çfarë ka rezervuar Bora para publikut.

‘Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pa fund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt, do të vij me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti.

P.S i gjetët dhe disa nga planet e së ardhmes. Se cilën do bëj të parën nuk e di, por do ju pyes edhe për këtë. Pyetjet e tjera do jenë për ato gjëra që më sugjeruat ju vetë.”

 Bora mund të jetë bashkëprezantuese me dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj në një spektakël që ende nuk e ka zbuluar. Në fakt, pak javë më parë, ndërsa ishte e ftuar në “E diell”, moderatorja e njohur konfirmoi se janë jo një, por dy projekte ato që do ta rikthejnë dhe njëri është në nivel spektakli. 

1/2