Në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit Partia Socialiste po vijon zyrtarizimin e kandidatëve. E ndërsa në një pjesë të bashkive emrat janë përcaktuar, në bashkitë e tjera procesi po vijon. Sot sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Peqin lidhur me emrin e kandidatit.
Sipas burimeve zyrtare strukturat kanë propozuar katër kandidatë. Ata janë Lorenc Tosku që aktualisht mban postin e drejtorit të Spitalit Peqin, Bukurosh Maçin, drejtor i OSSHE Elbasan, Kastriot Sallën, drejtor i ZRPP Peqin dhe Skender Hasën biznesmen, ish-kryebashkiak i Peqinit.
Tashmë pritet që strukturat e PS-së të zgjedhin njërin nga katër emrat për të kandiduar në logon e PS-së për kryetar bashkie. Aktualisht bashkia e Peqinit drejtohet nga Sajmir Hasalla përfaqësues i PDIU-së.
Pse ne bashkite e tjera eshte vendosur pa u pyetur. Hahahahah proces koti
Përgjigju