Zbulohet dënimi i Fatmir Xhafajt për zgjedhje!

Zbulohet dënimi i Fatmir Xhafajt për zgjedhje!

Kandidati i PS, Fatmir Xhafaj

Partia Socialiste ka hyrë në këtë garë elektorale të 25 Prillit me një sfidë brenda sfidës. Ndryshe nga rivalët politikë në opozitë, Edi Rama zgjodhi një strategji krejt të ndryshme.

Ndërsa demokratët vendosën drejtuesit kryesorë në krye të listave të kandidatëve për deputetë, figurat kryesore të PS dhe gjithashtu ato përfaqësuese në historikun e saj kanë një sfidë më vete brenda zgjedhjeve.

Ato duhet të konfirmojnë kreditet publike dhe politike. Edi Rama i ka hedhur të gjithë në “zjarrin elektoral” përfshirë dhe veten, zjarr nga i cili ose del i përcëlluar ose i fituar. Sfidë e fortë kjo për Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Blendi Klosin, Bledi Çuçin apo Ilir Beqaj. Por ndërsa këta duhet të përballen me “zjarrin elektoral”, dhe përgjegjësi politike për rezultatin, ka të tjerë që duhet të përballen me “ferrin elektoral”.

Pandeli Majko, Mimi Kodheli e Fatmir Xhafaj janë pikërisht në këtë kategori, sidomos ky i fundit. Me llogari purgatoriane kalkulimesh dhe mesa duket edhe kulisash politike, Xhafaj është vënë i 23-ti në listën e PS në Qarkun e Tiranës.

Caktimi i senatorëve përtej kufijve të pritshmërive elektorale të çon në përfundimin se për ta është prerë një faturë me TVSH politike.

Ndaj të gjithë ata janë të dënuar të fitojnë më së shumti Fatmir Xhafaj që është sulmuar më fort politikisht dhe është mbrojtur më pak, për të mos thënë as pak nga familja e tij politike, kur opozita e shndërroi në objekt sulmi me BABALE GATE, një skenar i qepur keq dhe i dekonspiruar e çmontuar nga drejtësia, por me pasoja për karrierën e atij që konsiderohet me ose pa pëlqimin e armiqëve ose miqëve politikë si “Babai i Reformës në Drejtësi”.

Amerikanët nuk do ta kursenin, por do ta fusnin në kategorinë e personave të padëshiruar për të hyrë në SHBA, nëse Xhafaj do ishte një polikan me probleme në skedën personale.

Përkundrazi ai vijon të mbetet një partner i besueshëm i tyre dhe me të njëjtat relata e kredite politike. Kjo mesa duket iu prish disa personazheve dhe aktorëve politikë që kanë një axhendë të ndryshme nga ajo që ka reforma në drejtësi dhe ata që e mbështesin atë.

Ndaj më shumë se ta mbronin në sulmin e stisur politik të opozitës ata heshtën e fërkuan duart duke u kënaqur me shenjestrimin e Xhafajt nga opozita. Me siguri të njëjtët persona duhet të kenë lobuar fort edhe që Xhafaj të ketë një biletë pa kthim në këto zgjedhje, ndaj ai por edhe të tjerë si ai në PS, janë të dënuar të fitojnë për të treguar se në politikë nuk ka moshë, por vlera, nuk ecet me lëpirje, por me kontribute.

Pra kjo nuk është beteja e një mandati, por mbi të gjitha është beteja për dinjitetin, personalitetin, kontributet dhe identitetin. Fitorja e Xhafajt e Majkos apo Kodhelit edhe pse tanimë partia vendosi tua fshijë emrat dhe t’i bëjë numra, më shumë se atyre vetë, i bën nder markës socialist e këtë e pohoi publikisht edhe Berisha një armik i përbetuar i Fatmir Xhafajt.

Edhe pse lideri demokrat e përdor këtë tezë si diversion duke ndarë socialistët nga rilindësit, ai në fakt, pa dashje iu ka bërë një shërbim të pakërkuar “senatorëve socialistë” sepse ka pranuar publikisht vlerat e tyre dhe i ka kujtuar Ramës dhe popullit të majtë se PS nuk nisi me rilindjen.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?