OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i 'forti' i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë. Dushku ka një "karrierë” të pasur kriminale, i arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, i njohur edhe me emrin Edison.
Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i pronës me zjarr, shkatërrim i pronës me eksploziv. Por historia e Eduart Dushkut nuk mbyllet këtu, pasi dy vite më parë emri i tij doli në media edhe për 'biznesin' që kishte bërë me ish-kryeprokurorin Llalla, i cili bleu pronën e tij.
Biznesi i Adriatik Llallës me tokat nis më 9 janar 2007, në kohën kur ai mbante postin e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës dhe përfshin blerjen e një sipërfaqeje toke prej 3 mijë metrash katrorë ullishte në Mjull Bathore. Çmimi i deklaruar i blerjes është 1.5 milionë lekë të reja dhe burimi i tyre, sipas deklaratës së pasurisë së vitit 2008 është një borxh i marrë te kunati. Sipas kontratës noteriale, Llalla ia bleu këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut, person i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Dushku zotëronte edhe një linjë urbanësh në Sauk. Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes. Çmimi në treg i pronës rezultoi të ishte megjithatë edhe më i lartë se ai i referencës, ç’ka i siguroi atij një portofol të pasur parash për transaksionet e mëvonshme në pasuri të paluajtshme (lexo ketu).
Lajmi kryesor:
Rikthehet OFL/ Bllokohen 9 makina me emergjencë, 3 të të 'fortit' të Saukut që bëri 'biznes' me Adriatik Llallën
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)