Ndonëse nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, Enri Ceno, kandidat për deputet i partisë demokratike në 2017-n, aktualisht kryetar i departamentit për të drejtat e njeriut në PD, është shquar për jetën luksoze që bën në qytetet më të shtrenjta të botës si Majemi apo Montekarlo.
Por pavarësisht se njihet vetëm si djali që mbahet me lekët e babait, Petrit Ceno, gjyqtar në gjykatën e apelit të Durrësit, Enri rezulton të jetë i përfshirë muajt e fundit në aktivitete lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklarimet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, provojnë se në datën 16 Prill të vitit 2019, Enri Ceno ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë “Washington Consultants LLC”.
Kjo kompani angazhohet që të promovojë interesat e Cenos në median amerikane dhe qarqet me influencë politike të Washingtonit.
Vetë kompania “Washington Consultants LLC” shoqërohet me hije dyshimi, pasi është rregjistruar pranë departmanetit të drejtësisë në Shkurt të vitit 2019, me dy themelues pothuajse anonimë, Bigz A Bigirwa dhe Afua A Bigirwa. Në deklarimet që bën kompania, Enri Ceno është i vetmi klient i saj.
Pyetja që ngrihet në këtë rast, është se cilat janë arsyet që e cojnë Cenon, kandidatin e Luzim Bashës për të lobuar në SHBA, për të kërkuar akses në qarqet mediatike dhe politike amerikane?
Ku i gjen Ceno, i riu që nuk ka punuar asnjë ditë, mijëra dollarët për të paguar një kompani lobimi në SHBA? Janë këto paratë e të atit, me të cilat bën jetën luksoze, apo Ceno është thjesht emri i radhës pas të cilit fshihen interesat e Lulzim Bashës?
/Lexo
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 5044
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: Opinioni i tiranasve për politikanët kryesorë dhe votat për partitë respektive
6 Maj, 10:34
-
Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit
5 Maj, 18:46
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur
3 Maj, 11:14
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
Basha mbetet kryetar i PD-së në regjistrin e partive! Gjykata e Tiranës s'pranon kërkesën e Bardhit për çrregjistrim
30 Prill, 12:12
-
Konventa e PL-së, Basha për Metën: Qeshëm me performancën e mjerueshme të tij
29 Prill, 17:11
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin
27 Prill, 13:15
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
Kete gje beri Enveri kur erdhi ne pushtet. Dmth te gjithe ata qe kishin pasuri te dyshimte ia konfiskoi dhe i denoi. Mbase e teproi qe i vrau dhe i perndoqi, por ne do ta shikojme vete ne te ardhmen kur te denohen, gjithmone nese denohen, dhe cfare do bejne me mbrapa keta. Kane per tu marre perseri me gjera te jashtligjshme qe te rivene pasurine e konfiskuar, gjithmone nese ia konfiskojne..!!
PërgjigjuO popull SHQIPTAR thirini mëndjes shikoni çfar bëhet me lekët e juaja. Kta klysha kurvash notojn në luks mbi gjakun tuaj jepini mor zot atë që kata meritojn plumbin ballit.
PërgjigjuPo i jati, gjykatesi, ku i gjeti parate qe "ushqen" te birin Enri? I jati duhet paditur per vjedhje dhe pastaj Enri per mashtrim, kercenim dhe shantazh.
Jo plumbin te ripen me bixhak por te gjalle ama