Komisioni i Sigurisë mbyll seancën dëgjimore me gazetarin! Doçi: Meta dha nënshtetësi VIP për të dënuarin me 30 vite burg! U ndërhy te familja ime për mos të publikuar më lajmet

TIRANË- Gazetari i shqiptarja.com dhe i Report Tv Adriatik Doçi i thirrur në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar për sigurinë Kombëtare, tha se presidenti Meta shkeli ligjin duke i dhënë nënshtetësinë një personi të dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 3 fëmijë.

"Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk shquhen në ndonjë fushë të caktuar. Në mes të 419 personave që kanë marrë nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, është dhe një i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë. Ai është Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton se gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur dhe që ka nënshtetësi shqiptare përputhen me atë që ka në dosjen e presidencës. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta"  si VIP Arsim Ramadani është dënuar në të 3 shkallët e gjyqësorit. Ka vuajtur 15 vite burg dhe në 2017 është falur me dekret presidencial"  - tha Doçi.

Ai tha se është shantazhuar nga presidenca për të ndërprerë investigimin. "Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave", shtoi Doçi. 

Në seancën dëgjimore e cila u ndërpre dy herë për shkak të problemeve me audion, Doçi ka rrëfyer se si nisi investigimin dhe nga ky e mori indicien. Dy kanë qenë indiciet kryesore, ka sqaruar Doçi, së pari këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë dhe mungesa e dekreteve.

"Investigimin e kam nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e ligjit të ri të nënshtetësisë, që më bëri të dyshoj. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe", sqaroi Doçi.

VIDEO/Seanca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Felaj: Presidenca nuk mund të përdoret në mënyrë të papërgjegjshëm për qoka personale

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme dëgjimore me gazetarin Adriatik Doçi, është shprehur se Presidenca nuk mund të përdoret për qoka personale.

Ora 11:21
Hera e dytë që Komisioni i Sigurisë pezullon për arsye teknike seancën dëgjimore me gazetarin Adriatik Doçi

1603789747_adriatikdoci.jpg

Hera e dytë që Komisioni i Sigurisë pezullon për arsye teknike për shkak të problemeve me audion.

Ora 11:15
Doçi: Pretendimi i vetëm ndaj Presidentit dhënia e nënshtetësive të veçanta! Nuk kemi përgjigje zyrtare nga ShISh dhe Ministria e Brendshme

Keni pretendime të tjera mbi shkelje që ka bërë Presidenti?

"Pretendimi im është që Presidenti ka abuzuar vetëm me dhënien e nënshtetësive të veçanta" - tha gazetari.

Ju keni nxjerrë publike këtë listë, a keni arritur më tej për të vërtetuar dhënien e këtyre nënshtetësive?

"Në rrugë zyrtare nuk kam një përgjigje nga ShISh apo Ministria e Brendshme. Verifikimi është bërë shpejt. Kemi një rast që nuk është verifikuar, atë të futbollistit. Ndërsa në listën me 419 emra nuk kemi emra që nuk kanë një kontribut" - tha Doçi.

Ora 11:14
Doçi: Nuk kemi depozituar padi në prokurori, vetëm pasqyrim fenomeni

Keni depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme?

"Investigimi është përfshira burime të hapura dhe burime konfidenciale. Për burime të hapura janë Fletorja Zyrtare ku janë të gjitha dekretet e presidentit.  Hapi i dytë ka qenë vënia në lëvizje e burimeve konfidenciale. Nuk kemi depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme. I kemi paraqitur vetëm një hetim për të treguar fenomenin" - tha Doçi.

Ora 11:12
Gazetari: Ka pasur ndërhyrje të ndryshme për të mos vijuar me publikimin e skandalit të nënshtetësisë! Presidenca sulme personale në adresë të familjes sime

Në seancën dëgjimore, gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se pas publikimit të investigimit për skandalin e nënshtetësisë, ka pasur shantazhe dhe sulme personale nga ana e zyrës së shtypit, si edhe ndërhyrje për të mos vijuar më pas me publikimin e emrave të tjera.

Deputetja Dhima: A ka pasur një ankesë pranë TV lidhur me këtë problem dhe a keni pasur sulme lidhur me këtë problem, pasi keni dhënë fakte dhe emra konkret me emra për personat që kanë marrë nënshtetësinë.

Adriatik Doçi: Gjatë investigimit janë ngritur disa pyetje, se cilat janë institucionet që e kanë cilësuar si personalitet kombëtar njeriun që është akuzuar për vrasje. Presidenca është marrë personalisht me mua dhe familjen tin, nuk kemi pasur ankesë në adresë të TV, por vetëm sulmet e presidencës duke i cilësuar këto fakte si sulme politike. Sulmet janë nga zëdhënësi i presidentit të Republikës që e përfaqëson presidentin në disa dalje, ka bërë akuza të pabaza, ka bërë akuza të pabaza duke marrë deklarata copy paste, me një kërcënim në fund që shumë shpejt do të vihet drejtësia.

Felaj: Në telefonin tuaj kanë mbërritur kërcënime?

Doçi: Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave.

Felaj: Po kërcënim nga ana e këtyre personave që u ka dalë emri te lista?

Doçi: Ka pasur reagime nga persona që u ka dalë emri në listë. Kanë qenë të natyrës mbrojtësë dhe kanë paraqitur pretendime që nuk janë të bazuara akuzat dhe investigimi, e kemi marrë nënshtetësinë duke paraqitur dokuemntet.

Felaj: Pra jo si kërcënim?

Doci: Jo, asnjë mesazh, përveç shantazhit të ardhura nga zyra e presidentit.

Ora 11:10
Murrizi: Të nis hetim i thelluar për dhënien e nënshtetësisë nga Meta! Të thirren dhe përfaqësues të SHISH

Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë me gazetarin Adriatik Doçi ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për dhënien e nënshtetësive nga presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Murrizi, kërkoi që të thirreshin përfaqësues të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme për të dhënë sqarime nëse janë verifikuar apo jo për kushtet e sigurisë 419 persona të cilëve Meta u ka dhënë nënshtetësi shqiptare me vullnetin e tij dhe në emër të interesit kombëtar pa plotësuar kushtet. Murrizi vuri theksin edhe tek diferenca e madhe mes numrit të nënshtetësisë të dhëna nga presidenti Meta dhe presidentët e kaluar.

Ora 11:08
Doçi: Presidenca nuk botonte dekrete për dhënien e nënshtetësive, kjo ishte një indicie për të hetuar

 

I pyetur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë, Myslim Murrizi mbi procesin e dhënies së nënshtetësive, gazetari Adriatik Doçi u shpreh se indicia për të hetuar ka lindur pas mungesës së botimit të dekreteve për dhënien e nënshtetësive nga ana e presidencës. Gjithashtu ai tha se në 10 vite, presidentët e mëparshëm kanë dhënë në total rreth 350 nënshtetësi ndërsa gjatë 3 viteve të fundit janë dhënë 854 nënshtetësi VIP.

"Investigimi ka nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe. Nga 854 nënshtetësi, 419 janë dhënë në vullnetin e tij pa propozimin e ministrive të linjës. Sa i takon pyetjes nëse kam kontaktuar me shërbimet, unë i kam nisur një kërkesë ShISh por nuk kam një përgjigje. Me të dhënat që kam siguruar kam dokumentuar raste të veçanta ku nuk janë verifikuar" - tha Doçi.

Ora 10:47
Probleme me audio, pezullohet seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë

Seanca dëgjimore e gazetarit Adriatik Doçi në Komisionin e Sigurisë është pezulluar për pak minuta për shkak të një problemi teknik ne sistemi audio.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Situata e COVID po rëndohet! Mendoni se duhen mbyllur disa aktivitete tregtare dhe të kufizohet me shumë lëvizja gjatë ditës?

Komento

Komente

  • Iris: 28/10/2020 00:25

    Komisioni parlamentar do te vendosi, nese ceshtjet per abuzimin me shtetesite,dhe presioni per gazetarin nga presidenca, do ti kalojne organeve te drejtesise, apo jo.Rendesi ka, qe dosjet e personave pa contribute kombetare, qe kane marre shtetesine te bllokohen dhe te vulosen, qe njerezit e presidentit te mos /I rregullojne/ letrat qe jane Brenda,gjithashtu, duhet pare cfare fitimi ka nxjerre Meta prej tyre.Duhet qe vete presidenti te jape shpjegime dhe arsyetimet vete para komisionit ,per shtetesite e dyshimta.

    Përgjigju
  • meri: 27/10/2020 21:49

    UNE JAM ME ADRIATIK DOCIN:

    Përgjigju
  • Cado: 27/10/2020 16:08

    Esht ber shqipria si Mexico ku qeveria komandohet nga cartelet Leku madh flitet si gjithmon

    Përgjigju
  • Faik: 27/10/2020 15:45

    RESPEKTE pafund pèr GAZETARIN TRIM dhe ATDHETAR ADRIATIK DOÇI !! NEVERI dhe URREJTJE pèr HAJDUTIN dhe KRIMINELIN nè Presidencè , qè ka 30 VJET qè VJEDH , VRET , SHET , GRABIT dhe PLAÇKIT SHQIPÈRINÈ dhe SHQIPTARÈT , bashke me ÇETÈN e tij KRIMINALE , me 200 Petritè KUSARÈ Vasilèt e tij HAJDUTÈ dhe KRRIMINELÈ !!!! NEVERI dhe URREJTEJE edhe pèr kèto PALO KOMISIONE HETIMORE , qè EKZISTOJNÈ aty , sa pèr NUMÈR , dhe pèr tè ZHVATUR SHQIPTARÈT , sepse ata DEPUTETÈ PAGUHEN nga 50 MIJÈ LEK dita , dhe marrin lloj lloj DJETASH dhe PÈRFITIMESH tè tjera nè KURRIZ tè SHQIPTARÈVE tè VARFÈR !!! FALENDEROJ pafund ADRIATIK DOÇIN BRILANT

    Përgjigju
  • asl: 27/10/2020 15:25

    N.q.s vertet duam shtet duhet hequr 98%e administrates,nuk mund ta kuptosh qe deri dje ka patur korupsion dhe sot e "luftojne "korrupsionin te njejtet persona qe abuzonin me leket e njerzve.Merr ujkun dhe lere te ruaj delet vajti ky muhabet.Hipokrizi.

    Përgjigju
  • Skrapar: 27/10/2020 15:11

    Bravo te qoft mor djal Po kujdes kur del me makin se mos ben aksident se ja kan mar doren kta qener e hajdut bravo

    Përgjigju
  • I lit haxhi qamili: 27/10/2020 15:08

    ILIR META OSE HAXHI QAMILI I SKRAPARIT, eshte personi me I korruptuar nr Shqiperi.Ky specje qe perfaqeson politikes e vjeter dhe te korruptuar Shqipetare,jo vetem Po vazhdon nr veprintarine e tij kriminale, por Po behet pengese per reformed nr drejtesi.

    Përgjigju
  • Tani: 27/10/2020 14:12

    Arrestojeni kete qen president.....

    Përgjigju
  • Per Gazetarin: 27/10/2020 13:41

    Respekte per gazetarin qe ka kryer nje investigim te plote. Megjithse thote qe nuk eshte kercenuar qeveria duhet ti siguroje jeten gazetarit dhe familhes te tij. E para qe paskemi ne shqiperi nje kriminel qe paska ekzekutuar nje familje te tere. Nje kriminel i falur pa arsye nga Thac trafikanti dhe i pajisur me pasaporte nga i koruptuari dhe vrasesi Meta. Ky person cenon rende sigurine kombetare pasi precedenti i tij eshte mjaft i rrezikshem. Mafia e Kosoves dhe mafia e Tiranes paskan vepruar ne sinkron te plote prandaj gazetari dhe familha e tij ndjehen ne rrezik. Arben Kraja nuk ka perse pret te marre aprovimin nga Tan Lepuri i Muni kes per te sekuestruar praktikat koruptive te dheniesse shtetesise dhe te ndaloje prishjen dhe tjetersimin e provave Rama dhe Lleshi edhe perse jane ne djeni te ketij krimi heshtin dhe flasin vetem per futbollistin e tiranes. Alfred Peza i 1 milion dollareve " vetem me kursime" duhet ti dorezohet Spak dhe te shporret nga Partia Socialiste. Komisioni hetimor verem sa do e mjegullonte te verteten. Te behemi serioz dhe patriote duke pyetur me force: KU ESHTE SPAK-U - PERSE I MARRIN MILIONAT DHE PRIVILEGJET NGA TAKSAT TONA?? SHBA DUHET TA THOTE ME ZE TE LARTE qe palet po shantazhojne njeri tjetrin dhe qe kjo bande kriminale politike ne shqiperi dhe kosove po e masakrojne kete popull.

    Përgjigju
  • Sulo: 27/10/2020 13:31

    Hajde edhe nje komision tjeter te shkarkojme Meten. Po mos u nerrni me keto. Beni hetim pse Rama e beri Peesident dhe kryetar parlamenti kur la 4 qytetar te vrare ne bukevard per te rrezuar Meten dhe qeverine e Berishes.

    Përgjigju
    • AltinTop: 27/10/2020 15:04

      Fiks e vertete!!

  • True: 27/10/2020 13:02

    Nderpritet dy here seanca per shkaqe teknike a nuk duket pak e cuditshme . Une mendoj qe ai gazetar ka nevoj per mbrojtje te menjehershme se per ndryshe nuk do kete perfundim te lumtur

    Përgjigju
  • emigranti: 27/10/2020 12:20

    Kemi nje President qe ben trafik me nenshtetesine? Ka me turp se kaq? Ju ne shqiperi jeni te gatshem ta perballoni edhe kete turp final se te gjitha me turp i hani aty. Jam ne Amerike vetem se nuk duroja dot fshataret ne mendesi dhe ne uri te na drejtonin, keta mizerje ju vodhen ju rropen dhe e ben lecke edhe pasaporten edhe nenshtetesine dhe ju rrini. O sot o kurre nese ju ka mbetur akoma dy fije njerzillik, ndryshe mire e beme ne qe ikem e mire e bejne qe ikin edhe kalamajt tuaj duke ju lene vetem si kukudha

    Përgjigju
    • Qazim: 27/10/2020 13:30

      Nga cila vrime miu te brigada e rilindjes ndodhesh tani. Ju paskeni vene dhe emra shtetesh. Me 500 mije euro e ke pashaporten ne qipro. Mw kete tonen fshi ....

  • AltinTop: 27/10/2020 12:11

    Pas te gjitha heshtjeve institucionale...Shpetimtari i Kombit do nxjerri nje ligj qe kufizon veprimet e presidentit...dhe jeta vazhdon njelloj sic ishte gjate ketyre 30 viteve te fundit. Te na rroje sa malet SPAK & BKH...

    Përgjigju
  • Fshati: 27/10/2020 11:26

    Gazetari po behet shqetesim per presidentin dhe ortaket e tij. Ka shume mundesi qe nga "dashamiresit e tij" ti jepet nje nje ndihme e mjaftueshme per nje vetevrasje. I mjeri ti komisioni po perpiqet te kuptoje nese je i rrezikshem apo jo?

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/10/2020 10:59

    Hashimi fali vrasës të një familje të tërë...! O mortaj o gjykat speciale ku je...???

    Përgjigju
  • Loni: 27/10/2020 10:51

    Asgje ska per te ndodhur... Si perhere buje e madhe mediatike edhe do harrohet ai ndodhite e tjera... Pastaj guximin e gazetarit urime! Edhe nje person e mori nje rrisk shum te madh per kete komb te degjeneruar! I pari qe guxon te merret me nje peshk te madh me fakte! Turpper organet ligjzbatuese! Ky komb nuk behet asnjehere pa u ndergjegjesuar edhe shqiptari I fundit per te drejtat e tij legjitime e Jo per partiake . Keshtu qe I dashur gazetar te pergezoj edhe uroj ti shkosh ne fund kauzez qe ke ndermarre me keta ujqer!

    Përgjigju
    • Beni: 27/10/2020 15:44

      Je i sigurt per kto qe thua?

  • juristi isti isti: 27/10/2020 10:36

    Spaku se paku do kishte shkuar qe sot ne mengjes te trokiste te zyra presidentit qe te pakten te terhiqte dosjet e nenshtetesive,ose ti veri prangat gazetarit nese ka genjyer

    Përgjigju
  • Tami: 27/10/2020 10:32

    Super gazetar, kurajoz dhe dinjitet. Kjo specie eshte e rralle ne Shqiperi. I bashkohem mendimit te komentuesve, gazetari duhet te meret ne mbrojtje dhe gjithe familja e tij. President i thencin eshte bastard, do te aktivizoje gjithe tentakulat e krimit ne Shqiperi e Kosove. Respekt dhe mirenjohje per gazetarin patriot!

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 27/10/2020 07:58

    Ahahahahha po mire more komentues e votues 2 lekesh... mendoni se ilir metes qe ka qeverisur 4 vite me te djathten e 4 me te majten mund ti bejne dicka keta... po a e keni idene sa pislleqe kane bere bashke... ndergjegjesouni more palla se jane 30 vite te jetes qe ju kane mbajtur me luge bosh fiks si kjo puna pashaportes

    Përgjigju
    • Laert: 27/10/2020 11:24

      Mire e thua mo vlla po kujt ja thua , ketyre gomereve qe po i hane ujqit dhe thone ishallah jemi ne enderr .SPAK i ketyre injoranteve per momentin eshte i zene me dosjet e atyre fatkeqeve qe ju japin 5 mije leke policeve te rrugores, ndonje pedagog per 50 euro e qameti ndonje drejtor ministrie i rene nga kali.Me kismet kur te mbarojne keta nga 2121 do hetojne ndonje politikan e te gezohen keta tifozet entuziaste .

    • Loni: 27/10/2020 10:52

      Hahahahahhahahah po kush do ndergjegjesohet keto Jan akoma partija enver jemi gatj kurdoher... Te mbaruar ka ky komb elita eshte e gjithe jasht! Ketu ka mbetur ajka ose militantet e partive qe Jan ne pune! E cpret nga ky komb edhe kaq shum si po komentojne!hahahahaha

  • Irma: 26/10/2020 23:07

    Keshtu I duam gazetaret, Te tregojne Te vertetat. Respekte Adriatik.

    Përgjigju
  • aleanca per mbrojtjen e tallashit: 26/10/2020 22:14

    Fakti qe komisioni parlamentar i sigurise,po aktivitohet,nuk eshte shenje e keqe. E rendesishme eshte qe gazetari ne fjale dhe familja e tije te meren ne mbrojtje. Hapat e tjere jane gjithashtu te rendesishem. Duhen informuar me leter te hapur te gjith ambasadat kryesore perendimore. Nje leter e hapur i duhet nisur gjithashtu departamentit Amerikan te Shtetit. Gazetar kurajoz,pooor kujdes,se Like floriri ka shume gjynafe mbi kurriz

    Përgjigju
  • vlora: 26/10/2020 20:40

    Neqoftese gazetari do raportonte nga Kina dhe nuk do kishte internet lajmi do vonohejnja dy dite por qe gazetari te raportoj nga Tirana dhe SPAK ne tirane ,kjo eshte tmer .Perse pranojne rogen e larte dhe flene gjume?

    Përgjigju
  • Edi durres: 26/10/2020 19:54

    Per komisioni do te degjoje gazetarin,kur ai ka publikuar burimet e informacionit..dhe jane on line

    Përgjigju
  • Xha temja: 26/10/2020 18:48

    Ilir meta te ha mutin mu ne bythe or djale. Vazhdo perpara deri sa tja besh fytyren bythe sic e ka

    Përgjigju
  • Nik nolte: 26/10/2020 17:43

    Bej kujdes o shoku dhe rrit masat e sigurise per vete dhe per familjen se likja i ka dhene provat qe eshte i pabese dhe ben shum dem.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/10/2020 16:32

    dhe kjo seance te transmetohet live

    Përgjigju
  • O tej: 26/10/2020 15:54

    Kokelope Skrapari mos o ngopte dhe ilace per femijer e ti ne Londer qe nxjerr fitime duke shitur nenshtetesine

    Përgjigju
  • Law: 26/10/2020 15:45

    Gjithe keta deputete duhet te kishin bere kallezim ne SPAK. Tani do e zgjatin 2 vjet me lodra dhe duke marre honorare kot maskarenjte. Gazetari duhet marre ne mbrojtje urgjentisht megjithe familjaret. Mafia e presidentit eshte gjakatare.

    Përgjigju
  • dulja: 26/10/2020 14:58

    bravo pere kurajone gazetare po ruaje veten se jenate nuke jane ngopure

    Përgjigju
  • Delinquenti: 26/10/2020 14:46

    OPA FILLOI ISHALLA NUMERIMI MRAPSH PO TA FILLOJN NGA NUMRI 10 JO ME SHUME HA HA HA KATUNARI SKRAPARIT U BO MILJAR-DERR

    Përgjigju
    • Merko Qejvanaj: 26/10/2020 17:21

      Dikush tha që po SPAK a I digjon këto katrahura të Ilir Metes.! Ndoshta ekuipazhin e anijes SPAK diku e ka zen në per topesh Ilir Meta meqe ka 30 vj I math dhe ata nuk lëvizin dot ! Se Ilir Meta I ka6lexuar mir sherbimin e CIA-s dhe I ka marr masat shpejt



×

Lajmi i fundit

John

Tentoi të korruptonte policinë me 200 IPad, nën akuzë kreu i sigurisë së i Apple dhe dy efektivë