Zbuloni 18 gjërat që mund të tregojë fytyra juaj për problemet e thella shëndetësore

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet apo problematikat që mund të kuptojmë nga vetë fytyra jonë. Si të lexojmë sëmundjet në fytyrën tonë përmes shenjave të dukshme dhe të padukshme që na shfaqen, por që shpesh i neglizhojmë.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja përmes një vështrimi të imtësishëm të fytyrës tonë, nga pigmentimi i lëkurës, çarja, njollat, aknet, buzë të thara apo rrathët e zinj poshtë syve, sy të skuqur në brendësi, fryrje e kapakëve të syve, etj paralajmëroi disa nga mungesat e vitaminave si dhe probleme të thella shëndetësore. Gjithashtu ai rekomandoi edhe bimët mjekësore që vijnë në ndihmë në varësi të problematikave shëndetësore.

Si të lexojmë sëmundje në fytyrën tonë:

·        Rënie flokësh tek pjesa lart e kokës - kemi të bëjmë me DHT, enzima që konvertohet nga testosteroni. Kur është me sasi të lartë kjo jep këtë rënie flokësh.

·        Sy të kuq me vija të kuqe - tregon probleme me mëlçinë që vjen nga mënyra e të ushqyerit ose konsumimi i alkoolit. Nëse ka vija të kuqe në kapakët e syve nga brenda, mund të jetë problem që vjen nga toleranca e sheqerit, pra diabeti.

·        Rrathë të zinj poshtë syve - ky problem vjen nga insulin rezistenca, që e kanë shumë diabetikë apo dhe njerëz të zakonshëm. Kjo ndodh dhe në zona të tjera të trupit si nën sqetulla, apo në zona me lëkurë të hollë ku ka një hiperpigmentim të lëkurës, për shkak të insulinës së lartë në trup. Kjo rregullohet me një regjim të mirë ushqimor.

·        Fryrje e kapakëve të syve nga poshtë - vjen nga probleme me insulinën ose probleme me veshkat. Veshkat janë shumë delikate e të ndjeshme nga rritja e sheqerit.

·        Fytyrë e yndyrshme dhe akne - tregon që ke shumicë estrogjeni në trup, e cila rregullohet duke marrë zink. Zinku ulet shumë nëse konsumon ushqime me karbohidrate. Këto femra gjithashtu mund të kenë dhe kiste në vezore.

·        Kataraktet në sy - vjen nga teprica e insulinës. Kjo përmirësohet me vitaminë B1, e cila ndihmon në zvogëlimin e katarakteve.

·        Faqe të kuqe si rosacea - kjo ndodh në ‘cushing syndrome’ zakonisht. Kjo trajtohet me antibiotikë, pasi ndodh për shkak të prezencës së bakterieve në lëkurë. Antibiotik natyral shumë të mirë janë rigoni dhe sherebela. Gjithashtu edhe ushqimet probiotike janë shumë efikase.

·        Faqet e errëta me pigmentim si të zi - kjo ndodh për shkak të sasisë së tepërt të estrogjenit në lëkurë. Për shembull ndodh tek femrat që përdorin trajtime për fertilitetin etj. Prezenca e plastikës në jetën tonë, apo të kimikateve që imitojnë estrogjenin e rrisin sasinë e tij në gjak. Kjo ulet duke konsumuar ushqime si brokoli, etj.

·        Lëkura që ikën - Omega 3 e ulët dhe Omega 6 e lartë në gjak, të cilat duhet të jenë 1:1. Në këto raste duhen të konsumohet peshk dhe vaj ulliri. Ushqimet që kanë shumicë omega 6 janë ushqimet e skuqura, mish pule, gjalpi, etj. Kjo shkakton probleme me lëkurën dhe akne.

·        Pikat e zeza në lëkurë - formohen nga mungesa e vitaminës D. Mund të rregullohet nga konsumimi i vitaminës D dhe kërpudhave.

·        Çarje të lëkurës - mungesë e Vitaminës B2 shkakton çarje të lëkurës si dhe të thembrave.

·        Puçrat në buzë - formohen nga viruse dhe nga i ftohti. Këto viruse mund të hiqen me anë të hudhrës apo antiviralë të tjerë natyral. Por këto viruse nuk largohen, qëndrojnë  të fjetura. Në gjendje stresi, kur bie imuniteti ato aktivizohen.

·        Qime në fytyrë të femrave - ndodh nga prezenca e estrogjenit të lartë dhe shumë insulinë. Kjo pastrohet me anë të një diete pa sheqer dhe me shumë proteina.

·        Unaza të errëta si rrathë të zinj rreth irisit të syrit tuaj - tregon depozitime të bakrit në periferinë e irisit. Mëllaga e zezë, pelina e bardhë dhe lëngu i rrushit të zi pastrojnë irisin. Boronica dhe shafrani përmirësojnë shikimin.

·        Kur sytë dalin më jashtë se normalja – Ekzoftalmia, quhet proptoza okulare. Shkaktarë: hipertiroidizmi ose formacion në zgavrën e syrit. Çaji i likopsit dhe kompresat për hipertiroidizmin.

·        Buzë të thara (Kserostomia) - tregon aciditet në stomak, diabet, përdorimi i ilaçeve të tepruara, stres, alergji, etj. Efikas çaji me rigon, bari i bletës, kanella, boronica, etj.

·        Konjuktiviti - Ngjitësi i shkaktuar nga alergjitë, drita e fortë e diellit, viruse ose bakterie (herpes, stafilokok, gonokoku, etj) dhe myku. Kompresat me kamomil, kokoçel, rigon janë efikase.

·        Xantelazma - depozitë e verdhë e kolesterolit nën lëkurë. Përdorni rrënjë mëllage, qumësht fiku, uthull molle.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë