Zef Brozi: Përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në '97 dhe 2011, disa politikanë duhet të dalin para drejtësisë

Zef Brozi: Përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në '97 dhe 2011, disa politikanë duhet të dalin para drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi rikthehet 24 vite më parë duke kujtuar momentin e largimit nga Shqipëria dhe marrjen e azilit në SHBA. Duke nënkuptuar Sali Berishën, ai thotë se ata që përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në vitet 1996-1998 dhe që po aq pabesisht vranë protestuesit më 21 Janar 2011 duhet të dalin para drejtësisë.

"Sa shpejt ikin vitet! Sot 24 vjet më parë, me 12 Nëntor 1995, unë dhe Diana,nën kujdesin dhe mbrojtjen e Qeverisë Amerikane, me dhimbje e zhgënjim, të rrezikuar nga terrorizmi shtetëror i asaj kohe, u detyruam të largohemi nga vendi ynë i dashur dhe erdhëm në Amerikë ku na u dha azil politik.

Sot unë përsëri dua të falenderoj nga zemra Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, si edhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi që më qëndruan afër në ato ditë tepër të vështira dhe të rrezikuara nga tirania e pushtetit.

Ishin ata pushtetarë e politikanë vrastar e të korruptuar që urdhëruan Parlamentin të fallsifikojë edhe votimin për shkarkimin tim antikushtetues si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit natën e pabesë të 21 Shtatorit 1995.

Ishin po ata që grabitën, përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në vitet 1996-1998 dhe që po aq pabesisht vranë protestuesit më 21 Janar 2011. Për fatin e keq të Shqipërisë disa nga ata politikanë e ish-pushtetarë edhe sot janë agresiv në politikë dhe bëjnë cmos ta lënë Shqipërinë jashtë familjes Europiane, mbase edhe ta gjakosin e shkrumbojnë si më 1997-ën.

Uroj që Reforma në Drejtësi dhe reformat e tjera të përshpejtohen dhe pushtetarët e ish pushtetarët e korruptuar e të inkriminuar të përgjigjen para drejtësisë pa zvarritje a manovra të mëtejshme. Këtë e kërkojnë qytetarët shqiptar, qeveria Amerikane dhe Bashkimi Europian" shkruan ai.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 14/11/2019 09:20

    Gabimi ishte kur të votuan me të vu e jo kur të hoqën.

    Përgjigju
  • O tej: 12/11/2019 18:41

    Berisha si qen i zgjebosur duhet te telendiset te nxirret buze rruge ku te pshurrin gjith dynjaja

    Përgjigju
  • vera: 12/11/2019 18:40

    ZEF,,FJALA JOTE NE VESH TE AMERIKES,,,POR JO VETEM SALIU POR DHE 100 DEPUTETE E BASHKEPUNETORET E TIJ ME TE NGUSHTE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite