Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
Zef Brozi dhe Sali Berisha
TIRANË- Akt terrorist i quan 4 vrasjet e 21 janarit, Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri. Në një postim në Facebook, sot kur shënohen 14 vite nga ky krim shtetëror, Zef Brozi shkruan se pandëshkueshmëria dhe padrejtësia për 21 janarin ende po vazhdon.
Dosja prej 6 muajsh është në duart e SPAK, por sipas Brozit po zvarriten hetimet për urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist. E sipas tij, kjo zvarritje dëshmon se ka ende prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës.
“Sot në 14-vjetorin e 21 Janarit 2011 kur shteti Berishian vrau 4 protestues e plagosi dhjetëra te tjerë, për turpin dhe korrupsionin e gjykatave dhe prokurorisë, Pandëshkueshmëria dhe Padrejtësia vazhdon. Vonesat dhe zvarritjet që SPAK po bën me hetimet e Urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist dëshmojnë se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës”, shkruam Zef Brozi.
Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, që do zbardhë edhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por ende nuk janë marrë në pyetje. Më 21 janar u vranë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.6%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
21 Janar, 16:24
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Frrok Çupi: 21 Janari, jeta nuk është rotacion
21 Janar, 15:10