Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, është zyrtarisht në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë artistja përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur e buzëqeshur krah partnerit të saj, Valon Vataj.

Në postim, çifti konfirmon këtë rrugëtim drejt prindërimit me fjalë mjaft të ndjera për ndjekësit. “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”, ka shkruar Albina krah fotografisë, ndërsa theksoi gëzimin e madh që po përjetojnë në këtë periudhë. Përdorimi i një zemre me ngjyrë blu në fund të mbishkrimit nuk ka kaluar pa u vënë re, duke bërë që komentuesit të aludojnë menjëherë se dyshja mund të jetë në pritje të një djali.