'E kanë realizuar sikur duhet formulën e propozuar për përzgjedhjen e kandidatëve'. Vlerësimin kryetarit të Partisë Demokratike ia jep ideatori i kësaj risie në selinë blu, Fondacioni i konservatorëve britanikë.
Në një postim në rrjetet sociale përfaqësuesit e këtij fondacioni thonë se ky hap është shumë i rëndësishëm për të siguruar një transparencë në procesin e brendshëm zgjedhor. Më herët demokratët morën vlerësime edhe nga deputeti Alex Shelbrooke.
Të enjten kryedemokrati Basha prezantoi udhëzimin që parashikon 4 faza të identifikimit e përzgjedhjes së kandidatëve, ku 20% e këtyre kandidaturave do të propozohen nga kryesia. Me hapjen zyrtare të përgatitjeve për fushatë, Lulzim Basha ka vijuar takimet mbi planin ekonomik që ka opozita.
Të premten ai u takua me Administratorin e Përgjithshëm të Konfindustrisë, me të cilin diskutoi për problemet e industrialistëve shqiptarë.
ka me shume se 20 vite qe Partise Demokratike i kerkohet publikisht nje ametare nje vote dhe zgjedhja ..jo perzgjedhja e deputeteve dhe bashkiakeve nga anetaresia dhe nuk e benin tashti na e pranokan te krasitur e mashtrojne dhe te huajt sikur nu ke e dinin
Përgjigjuish Ministrat ,ishdeputetet, antaret e kryesie se larte dhe ishantaret e kreyesise se larte te PD nuk duhet te nuk duhet tju paraqitet kanditatura ne procesin e brendshem zgjedhor sepse gjate gjithe ketyre viteve kane deshtuar dhe nuk kane pasur rezultate , ate rezultat qe prisnin e gjithe antaresia, simpatizantet dhe mbeshtetisit e PD. Basha , nese ben kete vetting ne PD duke larguar te gjithe Ata qe kane humbur deri mes sot dhe i zevendeson me njerez te rijne , te suksesem ne karieren e tyre profesionale PD do te arrije te jete ne gjendje qe te fitoje pushtetin ....