Zgjedhjet 2025 dhe vota e diasporës, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të PS

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë.

Të njëjtat burime thonë se drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse që drejtojnë. Diskutimi vjen edhe në kuadër të afateve që Rama vendosi në mbledhjen e Kryesisë më 9 dhjetor, ku u ka kërkuar drejtuesve që brenda një afati kohor prej 3 javësh të përmbyllin procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.

Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Rama emëroi Blendi Klosin si drejtues politik në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Mblidhet grupi i PS, në fokus projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Mbledhja e sotshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shënoi takimin përmbyllës për këtë vit, duke u fokusuar në përgatitjet për seancën plenare të së enjtes, e cila ka një axhendë të ngarkuar dhe të rëndësishme.

Gjatë diskutimeve, u theksua pozicioni i Grupit Parlamentar të PS-së në lidhje me draft-ligjet që pritet të shqyrtohen. Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili është plotësisht i përafruar me ligjet e Bashkimit Europian. Ky draft synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.

Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë

Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë