Zgjedhjet 2025/ Rama sfidon deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat: Bashkë me mua do jemi në listë të hapur! Të rinjtë vend të garantuar në listën e mbyllur

Kryesocialisti Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka lajmëruar se në listat për zgjedhjet e 2025, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat do të garojnë në listën e hapur. Në listë të hapur do jetë edhe Rama. Lista e mbyllur do jetë për figura të reja, deputetët me një mandat apo pozicione kyçe që do koordinojnë punën, si sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi.

Rama: Ju uroj mirëseardhjen atyre 135 ndër ju që janë ulur për herë të parë në këtë forum të lartë. Konsiderojeni praninë tuaj një nder të posaçëm dhe një borxh të madh që ia keni Kongresit që iu dha votën, përpuqini t’ia ktheni këtë borxh të gjithë anëtarëve të familjes sonë politike duke e kryer me dinjitet në komunitet detyrën e përfaqësuesit të Asamblesë. E nderuar asamble kombëtare e PS, sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion ku do përmbyllim proceset e brendshme duke votuar ekipin e ri drejtues dhe do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 të qeverisjes të PS.

Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më  e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja.  


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura, të rinjtë tek e mbyllura! PD merr më pak mandate se në '97! Zgjidhet sekretariati, po votohet kryesia! (EMRAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën

Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën