Tirane- Për herë të parë të drejtën e votës vitin e ardhshëm pritet ta kenë edhe emigrantët, të cilët do të votojnë atje ku ndodhen pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. Për të bërë të mundur regjistrimin e diasporës dhe për realizuar prokurimet për sistemet e identifikimit elektronik për zgjedhjet e 2025-ës, qeveria i ka akorduar një fond shtesë prej 351 milionë lekësh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e këtij viti.
“Shtesa e fondeve për KQZ-në, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme 2025 dhe garantimin kësisoj të implementimit në kohë të fondeve buxhetore për këtë proces, thuhet në relacionin e rishikimit të buxhetit të këtij viti.
Me këtë shtesë, 250 milionë lekë do të përdoren vetëm për përgatitjen për zgjedhjet, dhe 101 milionë lekë do të shpenzohen për planifikim, menaxhim e administrim brenda institucionit.
Buxheti i KQZ me këtë rishikim është më shumë se dyfishuar, nga 300 milionë lekë që ishte në 651 milionë lekë. Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare miliona planifikohen edhe për vitin e ardhshëm. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2025 do të caktohen 2 miliardë lekë si fond rezervë për organizimin e zgjedhjeve.
Këto fonde sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave do të sigurojnë edhe implementimin e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe të sistemit elektronik të identifikimit të votuesve në zgjedhjet e 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë kërkesë pranë Ministrisë së Financave për një fond ekstra për zgjedhjet e 2025-s në total afro 4.6 miliardë lekë për shtimin e pajisjeve për votim-numërim-identifikim elektronik, si dhe për shpërblimin e anëtareve të KZAZ, KQV, GNV dhe trajnuesve te tyre, apo për punonjësit e përkohshëm për zgjedhjet qendrore të vitit 2025.
BUXHETI I KQZ
Ishte 300,007 lekë
Bëhet 651,007 lekë
Rritja +351,000 lekë
K.T./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…
15 Janar, 10:54
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm
14 Janar, 15:21
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Reduktohet në 15 ditë koha e nevojshme për pajisjen me dokumenta biometrikë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit
14 Janar, 15:14
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
13 Janar, 21:33
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32